Humbi përballë rivalit në Elbasan, reagon Luçiano Boçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar publikisht pas humbjes përballë rivalit socialist Gledian Llatjas. Ai e nis reagimin me një falënderim për zgjedhësit e Elbasanit, ndërsa shpreh rezerva për mënyrën se si ka shkuar procesi i numërimit elektronik. Edhe pse nuk e thotë hapur, Boçi duket se ka pranuar rezultatin.

Reagimi në Facebook:

Me mirënjohje dua të falenderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar. Dua të falenderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin. Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite. E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod. Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!

Të fundit

Tre njerëz u kujtuan në të njëjtën ditë, kush po e sulmon Lapajn?

Në harkun e dy orëve, sot u publikuan tri lajme në disfavor të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe drejtuesit të...

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij në ambientet e burgut “Jordan...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Atmosfera në Romën e lashtë, nga aroma e temjanit deri te era e keqe e kanalizimeve

Plehra dhe temjan, djersë dhe erëza, mish dhe kufoma: një udhëtim nuhatës nëpër Romën e lashtë për të zbuluar përzierjen e fuqishme të aromave...

Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Nga Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Në një votim te rëndësishëm që ka marrë jehonë të gjerë, Parlamenti Europian ka vendosur të mbajë në raportin...

Lajme të tjera

Web TV