Zyrtare/ Barcelona shpallet kampione e La Ligas për të 27 herë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona rikthehet në majën më të lartë të futbollit spanjoll, duke u shpallur kampione për të 27-tën herë në histori. Në “RCDE Stadium”, në derbin ndaj Espanyol, të besuarit e Xavi-t ishin të pamëshirshëm duke arritur një fitore të thellë 2-4, e duke zhytur akoma dhe më tepër në fundin e tabelës rivalët e qytetit.

Në një sezon të dominuar, katalanasit ia dolën të siguronin matematikisht titullin kur duhen dhe katër javë nga fundi i kampionatit.

Skuadra “Blaugrana” koleksionoi gjatë këtij sezoni 27 fitore, duke pësuar vetëm 11 gola. Mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Barçës, që ka mbrojtjen më të fortë, teksa ka pësuar vetëm në 9 nga 34 ndeshjet që ka luajtur gjatë këtij edicioni.

Një sukses i jashtëzakonshëm, për të nisur një kapitull të ri, pas një periudhe ku Barcelona e kishte humbur shkëlqimin e saj.

Mbyllja më e mirë e mundshme edhe për kapitenin Sergio Busquets, i cili në fundin e këtij sezoni do të ndajë rrugët me skuadrën ku u rrit dhe fitoi gjithçka. Një lamtumirë e ëmbël, duke ngritur lart titullin kampion, për t’i hapur udhë një epoke të re.

Një titull dhe për Lewandowskin, i cili me dy golat e shënuar ndaj Espanyolit shkon në kuotën e 21 golave, duke qenë pretendenti kryesor për të fituar Këpucën e Artë në Spanjë.

Meritë të padiskutueshme dhe për trajnerin Xavi, i cili rikthen në shtëpinë e tij jo vetëm një titull kampion, por dhe shpresën se Barcelona mund të kthehet përsëri në majat më të larta të futbollit spanjoll.

Dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico, në këtë edicion mbetën shumë pas katalanasve, duke u hapur udhë drejt një titulli të merituar, me një skuadër që nuk e vuri për asnjë çast në diskutim arritjen e trofeut më të rëndësishëm futbollistik në Spanjë.

Të fundit

Me avion në Gjirokastër/ Aventura e italianëve, fluturuan nga Bari në qytetin e gurtë

Turizmi elitar në Gjirokastër nuk është më një risi. Paraditen e së shtunë në aerodromin e qytetit të gurtë...

Berisha merr në mbrojtje burrat dibranë/ Mjerë ai që i sulmon!

Në një sallë që oshtinte emrin e tij dhe me look-un e ri, Sali Berisha doli përpara dibranëve për të kërkuar mbështetjen për zgjedhjet...

Rritja abuzive e çmimit të bukës/ Qytetari: Çmimi mund të arrijë deri në 20% më shumë

Qytetarët kanë ngritur shqetësime të forta lidhur me rritjen e çmimit të bukës, e cila pritet të arrijë deri në 20% më shumë në...

3 vite burg për një video? Shqiptarët në Britani në shkelje ligjore!

Disa votues nga diaspora kanë nisur të publikojnë video momentin kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin ne fletën e votimit. Në TikTok janë shpërndarë disa video...

Media britanike: Riviera Shqiptare, parajsa e plazhit me 300 ditë diell në vit

Vetëm tre orë larg me fluturim nga Britania e Madhe ekziston një vend i bukur ballkanik me 300 ditë me diell në vit, shkruan...

Lajme të tjera

Web TV