Dy gjëra ranë kësaj here, totemi dhe tribuja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Vallë a kishim fise dhe toteme në këtë shekull të ndriçuar? Duket sikur vijmë nga kohë shumë të shkuara ose edhe nga fise, por nuk ka pse të tronditemi. Në fakt, në 3 dekada të fundit, shoqëria jonë u mbyll në muzeun totemist të së shkuarës ku mbi shtiza të drunjta vareshin kokat e kafshëve të flijuara. Në mëngjesin e 14 majit, si pa e vënë re, jashtë dyerve të sallave të votimit, u lanë heshtat e gjata dhe simbolet e fiseve. Ky është jo vetëm një perceptim figurativ i ndarjes së grupeve prej së shkuarës, por edhe ‘vula’ e këtyre zgjedhjeve. Një vëzhgues i vëmendshëm i shoqërive politike të vonuara, do të thërriste me entuziazëm: “Ia arritëm, erdhëm në stadin e një përparimi! Rroftë 14 maji’. A mund t’u afrohemi pak më shumë fiseve dhe totemeve, të cilët dominuan fushatat politike dhe elektorale që nga viti 1992 kur u tha se u ndamë nga shoqëria totalitare? Nganjëherë kishim drojë t’i quanim me emrin e tyre, herë të tjera kishim frikë sa nga prapambetja aq edhe nga frika- frikë. Në një rast herezie si ky, vite më parë ka ndodhur që ‘pari i fisit’ e ka kërcënuar turmën duke i thënë se ‘do tua ngrij buzëqeshjen’. Ditë zgjedhjesh politike alias- demokratike ishte edhe ajo ditë. Klanet totemiste janë të vrazhda dhe të pa arsyeshme, mund të të marrin në qafë.
Po çfarë ndodhi që bash brenda fisit u prish magjia e flijimit të kafshës në emër të ‘zotit perëndi’?
Në Tropojë qytetarët e krahinës votuan jo në favor të ‘totemit’. Sali Berisha, edhe pse i kërrusur nga ‘adhurimi totemist’ në 30 vjet, prapë mjaftonte të dërgonte fjalë në krahinë e të bëhej më e mbrapshta që ai donte. Të paktën kështu i thoshte truri, edhe pse rezulton jo e vërtetë. Por kjo ra kësaj here: Kafsha e totemit- sipas studiuesit W. Robertson Smith, e humbi shenjtërinë.
Në Shkodër ra ideja e fisit. Aty kishte mbetur një hije ku thuhej ‘mos e shkel’, por që nuk dihej çfarë ishte. U tha se ishte ‘komuniste’, duke i bërë një nder të madh pikërisht gjësë që ‘anëtarët e fisit’ nuk e donin mes tyre. Prej 30 vjetësh anëtarët e grupit, të çdo feje, kishin dërguar në altar flinë dedikuar perëndisë që i binte të ishte ‘Komunizmi’. Pa e kuptuar, anëtarët që ndiqnin hijen e kryenin ritin e flijimit të ‘kafshës së shenjtë’ për Komunizmin bash me qëllimin ‘për ta bërë perëndinë më dashamirëse ndaj vetes’. Në datë 14 votuan për herë të parë për veten dhe për përparimin e shoqërisë një njerëzore.
Totemistët në gjithë vendin, prej dekadash kishin ngulur mendimin fiks se kryetari është ‘i ndershëm, nuk vjedh e nuk çnderon’; por në fakt u zbulua se ishte edhe i korruptuar, edhe shpifës, edhe i lig, edhe zjarrvënës.
Kur ra konstrukti i fisit dhe i totemit, gjë që u duk në datën 14, në atë moment u tronditën anëtarët kudo ku ishin. ‘Feta e totemit dhe të tabusë’ në kushtet tona të shekullit modern, zhvillohet e hapur, në të gjitha rrjetet sociale dhe komunikimin pa kufi. Anëtarët modernë të klaneve totemiste kuptuan dhe vendosën komunikimin direkt me ‘perëndinë mbret’.
Një pjesë e madhe e anëtarëve po kërkojnë llogari pse humbën aq keq në zgjedhjet e datës 14. Të tjerë po kërkojnë dorëheqjen e Sali Berishës. Sot po shikoja një kryetar seksioni të tyre në një fshat me emër shenjti: Shënkoll. Ai theu tabunë dhe kërkoi dorëheqjen e ‘kryetarit Berisha’.
Ra përfundimisht tribuja:
Nga ku do ta hiqte dorën , ‘mbreti tribu’? Berisha nuk ka askund as ligj, as vulë, as emër, as dorë; atëherë kur nuk ka dorë si do të heqë dorë? Berisha nuk është kryetar, nga ç’kryetar e duan larg? Berisha nuk ka parti, atëherë si ta thërrasësh në parti?… Tani që ranë totemet nga shtizat e drunjta të ngritura alegorikisht para derës ku votohet në shekullin 21, këtu u zbulua hija. Njerëzit, me këtë rast vendosën të komunikojnë vetë për realitetin e tyre.

Të fundit

“Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë”, Meloni ndahet nga aleatët

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur një qëndrim të kundërt me atë të aleatëve të saj perëndimorë, duke...

Tensione në Parkun Olimpik gjatë rinumërimit të një kutie të Diasporës. Ja arsyeja

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës ka sjellë tensione në ambientet e Parkut Olimpik, në një kohë kur...

“Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e mundur, e sjell vetëm unë

Pavarësisht se negociatat e shumë trumbetuara të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll dështuan të prodhonin ndonjë rezultat, presidenti amerikan Donald Trump beson...

Zgjedhjet/ Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet!

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë...

SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes së një reality show, ku...

Lajme të tjera

Web TV