Rezultati i zgjedhjeve/ Mediu: Opozita në këtë kohë ka shkatërruar veten e vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu tha për Euronews Albania se në Shqipëri është ende e pamundur të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Ai tha se kjo gjë nuk duhet përdorur si justifikim nga opozita e cila ka për detyrë të shikojë gabimet e saj dhe të krijojë më shumë mundësi që shqiptarët të jenë më të lirë për të shkuar në votime.

“Shqipëria është një vend i cili nuk mund ta zhvillojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita në këtë kohë ka shkatërruar veten e vetë që nga 2013, por Edi Rama ka shkatërruar sistemin. Ne i kemi dhënë mundësinë që të bëjë si të dojë e të kontrollojë çdo gjë.

Ne kemi problem me zgjedhjet e lira e të ndershme e për të parë këtë mjafto të shikojmë raportin paraprak të OSBE-së. Kjo nuk duhet të përdoret si justifikim për opozitën, për të parë se ku janë problemet e saj dhe se si duhet të luftojë opozita për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Komisioni për reformën zgjedhore ka kohë që nuk funksionon dhe nuk debaton për çështje të rëndësishme, për faktin se opozita nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët dhe një analizë të thellë, nga pikëpamja ligjore për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke thënë këtë mendoj e opozita ka edhe probleme të tjera ne mënyrën se si bashkëpunon, qasjen që ka në raport me koalicionet, ka lëvizje krejtësisht jo normale.

Ne duhet t’u rikthejmë shqiptarëve  të drejtën për votën e lirë, por duhet të ofrojmë një opozitë e cila identifikohet si e djathtë, flas për të djathtën dhe koordinon veprimtarinë e vetë në çdo segment të shoqërisë shqiptare”,-tha Fatmir Mediu

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV