Zgjedhjet parlamentare në Greqi, 7 kandidatë shqiptarë në garë për mandatin e deputetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.

Kryesia e Komuniteti shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të datës 21 maj 2 dhe aktivistë të komunitetit, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” i tha Zërit të Amerikës sekretari organizativ Irfan Abazaj.

Sipas zotit Abazaj për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jeten social – politike greke.

Sipas Televizonit Tribuna që trasmeton në gjuhë shqipe në Athinë, që nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë .

Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Lexo edhe :  Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Ambasada shqiptare në Athinë tha pak ditë më parë se zyrtarja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, z. Patroklos Georgiadis.

Sipas selisë diplomatike shqiptare temat kryesore të diskutimit ishin: lidhur me vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Po ashtu është disktuar edhe rishikimi i kuadrit ligjor lidhur me lejet e qëndrimit për brezin e parë të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në prag të moshës së pensionit si dhe përshpejtimi i procedurave të pajisjes me leje qëndrimi përmes digjitalizimit të plotë të procedurave dhe rritjes së personelit të posaçëm për ekzaminimin e kërkesave./VOA

 

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV