“Himara tregoi shumë”/ Deputeti i PD-së tregon rrugën se si mund të mundet qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka treguar rrugën se si mund të mundet Edi Rama.

Në Euronews Albania, Shehu tha se shembullin konkret e dha rasti i Himarës, ku u arrestua dhe u byrghos Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiaku i ri i zgjedhur më 14 maj.

Sipas Shehut, Himara tregoi se kjo qeveri mundet vetëm me presion nga lëvizja popullore.

“Ngjarjet në Himarë treguan shumë. Treguan që vetëm nga presioni tërhiqet ky regjim. Ishte presioni i Greqisë atje që e tërhoqi këtë regjim. Imagjinoni çmund të bëjë presioni Iëvizjes popullor shqiptare kur të shpërthejë. Prandaj ne duhet të mendojmë për lëvizjen popullore shqiptare që të krijojë këtë presion.

Do shikohet rast pas rasti çfarë ka ndodhur dhe pastaj ne do të dalim në konkluzione. Unë mund t’iu them se në Memaliaj fituam thellë pasi u organizuam mirë dhe mundëm ta përballonim mirë presionin e qeverisë.

Këlcyra humbi vetëm nga paterica e Ramës që vodhi votat e demokratëve dhe bëri të fitojë socialisti dhe jo Kasaj që është nëj djalë i shkëlqyer. Në Libohovë ne humbën me një betejë dinjitoze me pak vota, vetëm sepse u bë një presion i madh”, tha Shehu.

Të fundit

“Kushtetuesja” merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit...

Nga Velipoja drejt ish-Jugosllavisë me not në kujtesë të të rinjve që sfiduan komunizmin

Shtatë notarë zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave...

Mbi 200 vdekje nga uria në Gaza, 1 milion banorë pritet të shpërngulen

11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas. Kjo e çon në...

Kush është Eyal Zamir, gjenerali “rebel” që i tha jo “Bibit” për pushtimin e Gazës?

Plani i  kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar Gazën shqetëson jo vetëm bashkësinë ndërkombëtare, por edhe udhëheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit. Kryesor midis...

Ishin bllokuar në grykëderdhjen e Semanit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. Blutë bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV