Mozzik në telashe, reperi përfundon në polici, zbulohet shkaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur, Mozzik, duket se po përballet me disa telashe së fundmi, teksa mediat raportojnë se ai ka përfunduar në Polici dy ditë më parë, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.

Pas marrjes në pyetje nga policia, Mozzik është liruar. Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka ngritur dy akuza kundrejt reperit. Teksa hetimet po zhvillohen lidhur me këtë rast, arma të cilën reperi e posedonte me leje, është sekuestruar nga Policia.

Sipas gazetës ‘Sinjali’, Mozzik e ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, teksa ka theksuar gjithashtu se armën nuk e ka përdorur fare.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar se janë dhënë dy dëshmi të ndryshme lidhur me përdorimin e armës.

“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar.

Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”, tha Jashari për Sinjalin.

Të fundit

Ka 30 milionë pasagjerë në vit, por ky aeroport po fundoset në det!

“Kansai International Airport”, një nga aeroportet më të mëdha të Japonisë që përpunon mbi 30 milionë pasagjerë në vit,...

Jo vetëm votën, Berisha iu kërkon emigrantëve edhe para: Kemi nevojë për ndihmë nga ju

Zbulonhet e-mail-i i Partisë Demokratike për votuesit në diasporë. Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është...

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Pasiguria qe ka mberthyer boten per shkak te krizave te shumta te sigurise ne rajone te ndryshme si edhe vendimi i administrates Trump per...

“Arkitekti” i tarifave të Trump,kush është Peter Navarro dhe pse po e sulmon ai Elon Musk

Peter Navarro, ekonomisti 75-vjeçar, i cili konsiderohet formuesi kryesor i linjës së ashpër të SHBA-së në tregti, është rikthyer në krah të Donald Trump...

“Do numërojmë një për një shufrat”/ Gjermanët të “trembur” për arin e ruajtur në Nju-Jork

Gjermania zotëron një nga rezervat më të mëdha të arit në botë, me rreth 1.236 ton, me vlerë mbi 113 miliardë euro. Një pjesë...

Lajme të tjera

Web TV