Shqipëria po bëhet një vend tërheqës në të gjithë rajonet e saj. Këtë e dëshmojnë prenotimet në hotele dhe numri i vizitorëve në muajin mars, kur u regjistrua rritje vjetore me 30%.
Në muajin mars 2023, numri i vizitorëve lokalë dhe të huaj që fjetën në hotelet shqiptare ishte më i lartë se marsin e kaluar. Raportet tregojnë se rritja është 30% dhe shumica e individëve e familjeve kanë ardhur nga jashtë.
Në numra, shtetasit e huaj janë 40 500, ndërsa vendasit janë 33 400. Edhe netët e qëndrimit, janë rritur në mars, cka tregon se vendi ka hyrë në rrugë të mbarë për një sezon turistik përtej periudhës së verës.
Instituti i Statistikave klasifikon edhe rajonet për të parë ofertat dhe mundësitë që shfrytëzojnë njerëzit për të vizituar pikat tërheqëse në vend.
Në këtë aspekt, veriu, Shqipëria dhe jugu kanë parë rritje, por në jug ka pasur fluks të banorëve vendas, ndërsa veriu ka parë rritje të fortë të qytetarëve europianë dhe më gjerë.
Sipas origjinës, në muajin mars, 39% e banorëve kanë ardhur nga Kosova, Italia, Gjermania, Anglia dhe Franca dhe të tjerët kanë ardhur nga rajonet e tjera të botës.
INSTAT mat vetëm shifrat zyrtare që kanë përcjellë hotelet dhe strukturat akomoduese, cka do të thotë se numri i vizitorëve mund të jetë më i lartë, nëse konsiderojmë informalitetin në treg.