Dua Lipa debuton me të dashurin e ri Romain Gavras në Festivalin e Filmit në Kanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras dukeshin shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Këngëtarja e “New Rules”, 27-vjeçare, konfirmoi se ishte në lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës.

Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private, por pozuan bashkë në shfaqjen e filmit “Omar La Fraise”. Për eventin, Dua veshi një fustan të zi “Celine” nga Hedi Slimane.

Ndërkohë Romain dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi – por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura, pasi ai nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo.

Dua dhe Romain u mbajtën për dore teksa mbërritën në premierë dhe ai vendosi një dorë në belin e saj teksa pozonin për foto.

Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021. “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja u takua me rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”, tha një burim për The Sun.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, shtuan burimet. Ata ishin parë më herët duke dalë pas festës vjetore të çmimeve BAFTA të Netflix në Chiltern Firehouse në Londër.

Filmi artistik “Omar La Fraise” i regjisorit Romain Gavras u xhirua në Algjeri.

Lexo edhe :  A do të bëjë këngë me Gjestin? Ja si u përgjigj Egli

Të fundit

U kap me kokainë, arrestohet kandidati i Lapajt në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar Ergys Isufin, kandidat i forcës politike “Shqipëria Bëhet”, pasi është kapur në flagrancë me...

VIDEO: Përplasja e kandidatit të PD me shoferin në Bilisht, pamjet nga incidenti

Pamje të reja nga mbrëmja e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij janë konfliktuar me një...

“Po bëheni gati të mos njihni zgjedhjet”, Balla u përgjigjet akuzave të PD

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese” të Partisë Demokratike për votën...

“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshimin. Sipas tij,...

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje...

Lajme të tjera

Web TV