Në tetor nis rritja e pensioneve/ Ja çfarë po përgatit qeveria për të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tetor qeveria do të rrisë pensionet për të moshuarit. Terreni po përgatitet, pasi reforma e pagave dhe qëndrueshmëria e ekonomisë do të rrisin kontributet e sigurimeve shoqërore duke krijuar hapësirë për rritje të pensioneve.

Qeveria gjithashtu ka paralajmëruar se do të ketë edhe shpërblime. Lajmin e dha Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Kemi shqetësim maksimal për nivelin e pensioneve. Historia e pensioneve ka më tepër se 10 vite. 10 vitet e fundit ndryshe nga sa më parë qeveria vendosi detyrimin ligjor për indeksimin e pensioneve.

A është mjaftueshëm? Jo! Përveç indeksimit ligjor, ne gjatë vitit të kaluar kemi dhënë disa shpërblime, kemi indeksuar pensionet 9.5 %, kur niveli mesatar i inflacionit ishte 6.7 %.”, shpjegoi ajo. Ibrahimaj tha se indeksimi i pensionistëve për këtë vit do të bëhet në muajin tetor në masën e inflacionit mesatar vjetor.

Sipas ministres, krijimi i bazës për rritjen edhe të pensioneve ishte edhe ndër arsyet që u nis reforma totale e pagave që synon të shtrihet edhe në sektorin privat. “Me rritjen e pagës minimale dhe politikat për nxitjen e deklarimit real të pagave në sektorin privat, synojmë që pagat mesatare në sektorin privat të rriten, duke rritur kështu edhe më shumë kontributet e sigurimeve shoqërore.

Kjo na lejon që në të ardhmen të mendojmë një politikë për rritjen e pensioneve”, u shpreh Ibrahimaj. Përveç kësaj, Ibrahimaj tha se edhe aktiviteti ekonomik dhe reformat e ndërmarra po krijojnë qëndrueshmëri në rritjen ekonomike, çka ka lejuar rritjen e pagave pa cenuar stabilitetin financiar dhe pa cenuar objektivat për konsolidim fiskal.

Rriten edhe pensionet private

Nga ana tjetër, skema e pensioneve private po bëhet tërheqëse për shqiptarët. Gjatë muajve të parë të këtij viti shumë persona kanë zgjedhur të kontribuojnë për të  qenë pjesë e skemës së pensioneve vullnetare private.

Lexo edhe :  Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

Edhe pse njihet pak si skemë dhe shumë njerëz stepen, gjatë periudhës janar-mars  totali i kontributeve ka arritur në vlerën 5.9 miliardë lekë ose 52.69 milionë euro.

Nëse bëjmë një krahasim me fundin e vitit 2022 rritja e aseteve rezulton se ka pësuar një rritje me gati 5%. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private  në fund të marsit  ishte mbi 37 mijë persona.

Viti i kaluar  pati  gjithashtu një ecuri pozitive për sa i përket personave që kanë kontribuar  në skemat e pensioneve private duke u shtuar me 5 mijë e 500 anëtarë.

Por pavarësisht kësaj tendence pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet. Aktualisht në këtë skemë janë  më pak se 3% e forcave të punës  lehtësojnë barrën e skemës publike.

Aktualisht Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndërmarr  disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skemë, ndërhyrjet synojnë  të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste. Skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë  por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave.

Ndër të tjera paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

Të fundit

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV