Përshkallëzohet beteja teknologjike mes SHBA-së dhe Kinës, kjo është arsyeja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina e ka ndaluar prodhuesin amerikan të çipave Micron t’ua shesë produktet e saj kompanive kineze që punojnë në projekte kyçe të infrastrukturës, në një përshkallëzim të madh të një beteje të vazhdueshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë për qasjen në teknologjinë thelbësore.

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) njoftoi vendimin të dielën, duke thënë se prodhuesi amerikan i çipave nuk kishte arritur të kalonte një rishikim të sigurisë kibernetike.

Lajmi erdhi menjëherë pas mbylljes së samitit të G7-tës në Hiroshima të Japonisë, ku liderët e vendeve anëtare folën njëzëri mbi shqetësimet e tyre në rritje për Kinën.

“Rishikimi zbuloi se produktet e Micron kanë rreziqe relativisht serioze të sigurisë kibernetike, të cilat paraqesin rreziqe të rëndësishme sigurie për zinxhirin e furnizimit të infrastrukturës së informacionit kritik të Kinës dhe do të ndikonin në sigurinë kombëtare”, tha rregullatori kinez në një deklaratë.

Si rezultat, operatorët e përfshirë në projektet vendase të infrastrukturës së informacionit kritik duhet të ndalojnë blerjen e produkteve nga Micron, thuhej tutje në vendimin e rregullatorit. Aksionet e Micron Technology (MU) u ulën me rreth 6 për qind të hënën.

Vendimi i rregullatorit kinez erdhi rreth 7 javë pasi që ata nisen një rishikim të sigurisë kibernetike ndaj produkteve të Micron, në hakmarrje të dukshme kundër sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni dhe aleatët e tij ndaj sektorit kinez të çipeve.

Micron është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në Shtetet e Bashkuara. Ajo nxjerr më shumë se 10 për qimd të të ardhurave të saj nga Kina kontinentale. Kompania i tha CNN se kishte marrë njoftimin e rregullatorit dhe se po vlerësonte hapat e saj të ardhshëm. Të dielën, Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi liderët e G7 për “pengim të paqes ndërkombëtare” dhe deklaroi se grupi duhet “të reflektojë mbi sjelljen e tij dhe të ndryshojë drejtimin”.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV