Policia amerikane, ekzekuton çiftin e kriminelëve Bonnie Parker dhe Clyde Barrow

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bonnie dhe Clyde u bënë të famshëm gjatë periudhës së njohur si Depresioni i Madh për një seri grabitjesh të dhunshme bankash, para se të vriteshin në një pritë të ngritur nga policia në Luiziana më 23 maj 1934.

Bonnie dhe Clyde, çifti i dashuruar, u zu në pritë nga oficerët e policisë në dalje të Gibsland-it, Luiziana. Të bllokuar në makinën e tyre, ata u bënë objekt sulmi i një breshërie plumbash, pas harbimit së tyre 21-mujor duke vjedhur pika karburanti, restorante, banka, dhe duke vrarë disa njerëz.

Bonnie Parker dhe Clyde Barroë, kishin tendencën të vrisnin këdo që fuste hundët në punën e tyre. Në janarin e vitit 1934, ata organizuan një arratisje nga burgu i Teksasit, që rezultoi me vdekjen e dy rojeve. Tre muaj më vonë, ata vranë dy oficerë dhe rrëmbyen një shef policie. Çifti nuk u martua kurrë. Bonnie nuk kishte lidhje me botën e krimit, por sipas historianëve ajo e zgjodhi këtë rrugë për shkak të dashurisë së saj të madhe për Clyde. Historia e tyre i ngjante një filmi, dhe më vonë u realizuan disa përshtatje kinematografike.

Armët e përdorura nga gangsterët amerikanë Bonnie Parker dhe Clyde Barroë, që, janë shitur në një ankand për 504.000 dollarë. Armët ishin pjesë e ankandit të organizuar nga kompania RR Auction dhe të titulluar “Gangsterët, keqbërësit dhe ligjvënësit amerikanë”, që u zhvillua në New Hampshire. Revolveri i Bonnie Parker, tip “Colt Detective Special 38”, ishte ai që tërhoqi shumën më të madhe, 264.000 dollarë. Ndërkohë, pistoleta e Clyde Barrow, “Colt 45”, e vitit 1911, u shit për 240.000 dollarë, ndërsa ora e tij e xhepit për 36 mijë dollarë.

Kalendar

23 Maj 1430 – Heroina e Francës, Zhan D’Ark kapet nga burgundasit, teksa ishte duke udhëhequr një ushtri që po përgatiste rrethimin e një fortese që mbahej nga britanikët.

Lexo edhe :  Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

23 Maj 1915 – Lufta e Parë Botërore:Italia i bashkohet aleatëve, duke përmbushur pjesën e saj të Traktatit të fshehtë të Londrës.

23 Maj 1932 – Në Brazil, 4 studentë qëllohen për vdekje gjatë një manifestimi kundër diktatorit brazilian Getulio Vargas, çka çoi në shpërthimin e revolucionit disa javë më vonë.

23 Maj 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Heinrich Himmler, kreu i SS nazistë, kryen vetëvrasje, ndërsa ndodhej i burgosur nga aleatët.

23 Maj 1949 – Themelohet Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore).

23 Maj 2014 – Shtatë persona, përfshirë autorin, gjejnë vdekje dhe 14 të tjerë plagosen gjatë të shtënave pranë kampusit të Universitetit të Kalifornisë.

Të fundit

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Lajme të tjera

Web TV