Vijon asfaltimi i rrugëve në lagjet e Tiranës/ Veliaj: Jemi përditë në fushatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve nëpër lagje. Këtë herë, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në Lagjen 12, në rrugët dhe rrugicat që lidhin zonën mes Freskut dhe Dajtit. Ai tha se për Bashkinë e Tiranës kryefjalë është vetëm puna, pavarësisht nëse është fushatë, festë apo fundjavë.

“Jam shumë entuziast për faktin që vlon puna”, u shpreh ai. “Ka fushatë, s’ka fushatë, ka pushime, s’ka pushime, puna duhet të vijojë dhe Tirana njeh vetëm një fushatë: është fushata e punës. Këto fushatat e tjera shkojnë e vijnë, pushimet shkojnë e vijnë, fundjavat shkojnë e vijnë, Viti i Ri shkon e vjen, por ama fushata e përditshme e punës vijon në Tiranë”, vijoi Veliaj.

Ai falënderoi edhe qytetarët që, me votë, i dhanë besim kësaj skuadre për të vijuar punët e nisura, ndërsa dha njoftimin se tanimë, pas lotit të parë, do të vijojë ndërhyrja kapilare me synim shtrimin e dy herë e më shumë rrugëve.

“Fresku dhe Dajti janë dy ndër zonat që na dhanë shumë, shumë besim, edhe pse ka qenë një zonë e ndërmjetme, një zonë periferike mes Tiranës urbane dhe zonës asaj rurale. Fakti që na ka dhënë shumë besim, do të thotë se duhet t’ia kthejmë besimin në punë. Vlen vërtet ajo shprehja: Nuk ka kohë për pushim, as për festa, as për këngë e valle. Shumë faleminderit për fitoren dhe festën e votimeve, por mbaroi në 24 orë. Në 364 ditët e tjera ka vetëm punë, kështu që, për të gjithë ata që thoshin se ky është asfalt elektoral, ne ende s’kemi mbaruar me lotin e parë që filluam këtë vit. Sigurisht, ca ditë të vonon shiu dhe koha e keqe, por lajmërimi për qytetarët është se loti i dytë i rrugëve kapilare, i shtrimit me asfalt është dy herë më i madh sesa loti i parë,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Ai tha se muajt e verës që na presin, teksa shumica e njerëzve planifikojnë pushimet, nuk janë pushim për bashkinë. “

Lexo edhe :  'Transparent Albania', Rama: Kjo platformë do jetë urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit

Ajo pakicë që ankohet nga punët në Tiranë, s’kanë parë gjë akoma, se loti i dytë për asfaltimin e rrugëve do jetë edhe më intensive. Do të shfrytëzojmë kohën kur njerëzit janë me pushime, kur ka më pak trafik, në mënyrë që mjetet e rënda të punojnë, sigurisht edhe me mirëkuptimin e jashtëzakonshëm nga banorët, do jetë më e kollajtë për të hyrë nëpër cepat e mbetur pa ndërhyrje nga dora e parë. Dua të falenderoj të gjithë banorët për mirëkuptimin. Ka qenë një ndër rrugët që ka pasur më shumë mirëkuptim. Do doja të vijonim me këtë mirëkuptim, në mënyrë që sapo të mbarojmë këtu, të transferohemi menjëherë me këto mjete te rruga tjetër,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha se pas ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore do të vijojë puna edhe me objektet arsimore, për të shtuar numrin e shkollave të rikonstruktuara në Tiranë.

“Pjesa tjetër e verës do të shfrytëzohet për të mbaruar të gjitha institucionet arsimore. Këtu kemi mbaruar edhe shkollën “Klodian Tanushi” edhe shkollën “Luan Hajdaraga”, por kemi për të mbaruar shkollën “Partizani”, shkollën “Asim Vokshi”, “Besnik Sykja” e “Musine Kokalari”. Një pjesë e madhe e punëve të verës për bashkinë do jenë institucionet arsimore, që më pas shtatori të na gjejë realisht me një kontingjent edhe më të madh shkollash. Pra, 40 shkolla të reja i hapëm, por kemi të tjera në proces. Mezi pres që ta kemi këtë një verë pune. Për sa kohë njerëzit na dhanë kaq shumë besim me votën e tyre, duhet t’u provojmë që nuk ishte për fushatë. Është diçka që ne e bëjmë përditë dhe për ne përditë është fushatë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

 

Të fundit

Express: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka rekomanduar dy destinacione kryesore evropiane – më pak të njohura – për vitin...

Dita Ndërkombëtare e Migrantëve/Balla: U nisën në kërkim të një jete më të mirë

Në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderon të gjithë emigrantët shqiptarë kudo janë. Përmes një postimi në...

Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për konsumin për frymë

Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vazhdimisht, me to mund të blesh më pak produkte, duke e bërë jetesën gjithnjë e më...

FOTOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ndryshuar stilin e flokëve, duke debutuar një pamje të re me flokë të krehur pas, në vend të modelit të...

Pse Princi William dhe Kate Middleton mund të marrin fronin më shpejt sesa pritej

Princi William dhe Kate Middleton duket se po i afrohen marrjes së fronit më shpejt sesa pritej, pasi shëndeti i Mbretit Karli III ka...

Lajme të tjera

Web TV