”Saliu u zhyt”/ Ngjela plas ‘bombën’: Uashingtoni do ekspozojë provat që do ta fundosin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish në rrjetet sociale pasi CIA zbardhi dokumentin që vërtetonte se ish-kryeministri Sali Berisha loboi në Amerikë sepse nuk donte Kosovën e pavarur.

Ngjela thotë se duket se tashmë Uashingtoni do të ekspozojë provat kundër Berishës.

“Këta janë ndoshta fluksi i fundit antishqiptar në median shqiptare. Sepse, shumë keq do ta kenë kur të fillojnë hetimet e Perëndimit për aktivitetin e Saliut në bashkëpunim me Alkaedën, në bashkëpunim me Beogradin kundër Shqipërisë, në bashkëpunim me krimin e organizuar në Shqipëri, në bashkëpunim me Moskën kundër Shqipërisë”, shkruan Ngjela.

Reagimi i plotë:

Saliu u zhyt.

Me të po qeshim

Dhe ne

Nga shpia në rrugë

Nga rruga në kafene.

Por, ndërkohë pyetja është: Politika amerikane a do t’ia zbardhë shqiptareve të gjithë dosjen antishqiptare që ajo ka për Saliun?

Kjo është koha e duhur.

Saliu është i zhytur në një goditje të brendshme partiake.

Lëvizja Berisha-Meta pësoi një goditje me abstenim nga rreth 300 mijë votuesish të Partisë Demokratike…

Votimet e 14 majit ishin një referendum i egër anti-Berishë.

I vonuar ishte si akt, por pozitiv në lidhje me politikën në Shqipëri.

Kurse Saliu bën sikur s’kupton.

Po të blerët pseudo-analistë që nuk flasin për zhytjen Sali?

Këta janë ndoshta fluksi i fundit antishqiptar në median shqiptare. Sepse, shumë keq do ta kenë kur të fillojnë hetimet e Perëndimit për aktivitetin e Saliut në bashkëpunim me Alkaedën, në bashkëpunim me Beogradin kundër Shqipërisë, në bashkëpunim me krimin e organizuar në Shqipëri, në bashkëpunim me Moskën kundër Shqipërisë.

Janë shumë…

Por, shenjat po duken se Uashingtoni do të ekspozojë provat anti Sali.

Politika amerikane duhet ta kuptojë që për shqiptarët kjo është bash koha për denoncimin e veprimtarisë subversive antishqiptare të Sali Berishës.

Lexo edhe :  'Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë'/ Rama: S'kam para të padeklaruara, s'na djeg fare

Zoti Biden; Zoti Blinken!

Ju jeni shprehur se shqiptarët janë aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të të Amerikës.

Dhe, kjo është një e vërtetë absolute.

Por, edhe shqiptarët po duan të njihen me provat e antishqiptarizmit dhe antiamerikanizmit Berisha.

Antishqiptarizmi dhe antiamerikanizmi është sot një binom antishqiptar, me liderët shqiptarë të shitur në Moskë, në Beograd dhe në Athinë.

Shqiptarët po presin…

Të fundit

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve...

Gjesti i jep fund lidhjes me Eglin? Ish-banorët fshijnë postimet me njëri-tjetrin

Situata mes Egli Takos dhe trajnerit të saj të dikurshëm, Mario Olldashit, ka marrë një vëmendje të madhe mediatike, duke nxitur kureshtjen e publikut...

Shqipëria pranohet si vend pjesëmarrës i asociuar në nismën e “Tri Deteve”

Presidenti Bajram Begaj, bëri të ditur sot nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një...

“Shqipëria, shteti i 29 i BE-së”, Kos: Dështim për BE nëse ky objektiv nuk realizohet…

Një dështim për Bashkimin Europian e ka quajtur komisionerja e zgjerimit Marta Kos nëse asnjë vend kandidat nuk do të anëtarësohet në bllok brenda...

Pse disa fëmijë mund të birësohen e disa jo? Ish drejtoresha Lenada Cadoshi tregon arsyen

Imazhi dhe rrëfimi i sinqertë i këngëtarit të njohur shqiptar Ermal Meta ka qenë kryefjalë e shumë revistave dhe portaleve të mediave prestigjioze italiane,...

Lajme të tjera

Web TV