“Votat u blenë”, Shehi zbulon arsyet pse humbi opozita në zgjedhjet lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, komentoi zgjedhjet lokale ku PS mori 53 bashki.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se humbja duhet pranuar ndërsa shpjegoi dhe arsyet pse opozita humbi thellë në këto zgjedhjet.

Sipas tij, kjo e fundit ishte e përçarë, kandidatët për bashkitë nuk ishin të duhur, ndërsa shtoi se nuk kishte një projekt të qartë politik se çfarë do u ofronin qytetarëve nëse do merrnin bashkitë.

Shehi mes tjerash tha se në këto zgjedhje pati shumë blerje votash, e për këtë arsye të gjithë duhet të marrin dënimin e merituar.

“ Procesi I blerjes së votës ka qenë më i madh  se herët tjera dhe këtë e tregojnë disa parti që janë rritur shumë shpejt gjatë kësaj periudhe. Përtej kësaj zgjedhjet janë humbur. Është e kot të fshihemi, të vërtetës duhet ti shkojmë deri në fund. Në ato bashki që po bëhen blerje votash, sigurisht që duhen riparë. Ato njerëz që kanë blerë dhe kanë paguar për vota duhet të jenë para drejtësisë.

Opozita ka humbur për arsye se nuk pati një bashkim për kandidatët, e dyta mënyra se si u përzgjodhën kandidatët bëri që të priviligjohet një grup kundrejt një tjetri dhe jo të zgjidheshin ato njerëz që do të përfaqësonin një lloj uniteti për të gjithë. E treta nuk pati një projekt politik. Një pjesë e opozitës i përdori zgjedhjet për të treguar se kush është më I forti. Në fakt ne duhet të tregonim të gjithë bashkë se jemi kundër Ramës të gjithë. Kjo duhet të ishte esenca. Edhe pas zgjedhjeve vazhdoi po e njëjta gjuhë, me sherre e problem. Këto janë faktorët që humbën zgjedhjet”- tha ai.

Të fundit

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

Lajme të tjera

Web TV