Bien lindjet në tremujorin e parë 2023; niveli më i ulët historik në dekada

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada.

Rënia e lindjee ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative (dmth vendi kishte më shumë vdekje sesa lindje) pavarësisht se numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pas mbarimit të pandemisë.

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar një rënie me 16,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022, Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90.

Nga mesatarisht 8-10 mijë lindje në tremujor që kishte në vitin 2011, në vitin 2022 për herë të parë treguesi ra nën 6 mijë lindje në 2022, duke u reduktuar më tej afër 5 mijë në muajt e parë të këtij viti (shiko grafikun: Numri i lindjeve sipas tremujorëve, T I 2011- T I 2023).

Në të kundërt, mbarimi i pandemisë ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve, duke iu kthyer nivelee të para pandemisë. Sipas INSTAT, numri i vdekjeve është 5.557, duke shënuar një rënie prej 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Megjithëse numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje, raportoi INSTAT. Shtesa natyrore u kthye negative për herë të parë në historinë e vendit gjatë periudhës së pandemisë për shkak të rritjes së ndjeshme të jetëve të humbura nga pandemia dhe u rikthye sërish pozitive në 2022-n.

Por, tendenca e shtesës negative të muajve të parë të 2023-t tregon se, e kombinuar me emigracionin, popullsia e vendit është në një pikiarë alarmante.

Deri tani, vendi kishte pasur shtesë natyrore negative vetëm gjatë pandemisë, ndërsa është hera e parë që në një periudhë normale u shënuan më shumë vdekje sesa lindje (shiko grafikun: Lindjet vdekjet dhe shtesa natyrore e popullsisë, T I 2018-T I 2023).

Lexo edhe :  Cikloni bën ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 11 të vdekur dhe 255 të lënduar

Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2023, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e parë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje.

Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8,9%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33,2%.

Rënie e ndjeshme e lindjeve në tre dekada

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat m ëtë hershme nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022). Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100)./ Monitor

Të fundit

Publiku i etur për “BBV4” , dy personazhe të rinj hyjnë si çift (Foto)

Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother...

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev/ Majko zbulon mesazhin e koduar rus për Shqipërinë

Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka zbërthyer mesazhin e sulmit rus në godinën ku e kishte zyrën edhe Ambasada shqiptare në kryeqytetin ukrainas, Kiev,...

A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve?

Ylli Pata Gjatë hartimit të korpusit ligjor të reformës në drejtësi, pati një diskutim të përgjithshm të politikës shqiptare, që të mos ketë superfuqi të...

Detaje nga sulmi terrorist në Gjermani, dalin pamjet kur “BMW” merr përpara njerëzit

Gjermani është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë ka hyrë...

Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten sot në skenë

Në Pallatin e Kongreseve, mbrëmjen e sotme po zhvillohet nata e dytë e Fest 63. Janë 30 artistë në total që do të ngjiten në skenën e...

Lajme të tjera

Web TV