Këshillin e Sigurimit të OKB/ Xhaçka: Rritja e sulmeve kibernetike, alarmante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministjra e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka ngritur shqetësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sa i përket sulmeve kibernetike duke thënë se rritja e tyre është alarmante dhe përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ajo theksoi se sulmet kibernetike në Shqipëri ishin të orkestruara nga Irani dhe ishin një dëshmi e brutalitetit keqdashës.

Vetëm këtë vit, thotë Xhaçka, më shumë se 40 sulme kibernetike kanë prekur 19 vende.

Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida.Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike.

Vetëm këtë vit, më shumë se dyzet sulme kibernetike kanë prekur 19 vende.

Sulmi kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani.

Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik.

Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla.

Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shënjestruar sistematikisht nëpërmjet fushatave të manipulimit të informacionit.

E gjitha kjo për të shkaktuar paqëndrueshmëri politike dhe për të minuar aspiratat e tyre euro-atlantike.

Koreja e Veriut është bërë po ashtu një shembull famëkeq i aktiviteteve të përsëritura keqdashëse”, është shprehur Xhaçka.

Të fundit

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona....

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Lajme të tjera

Web TV