Ylli Rakipi shpërthen ndaj Berishës: Bashkitë nuk ti mori media, por koka jote

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha po përpiqet ta justifikojë humbjen e thellë në zgjedhjet lokale, ku arriti të marrë vetëm shtatë bashki, duke deklaruar se zgjedhjet u vodhën dhe manipuluan, por pa nxjerrë prova.

Berisha gjithashtu ka shpërthyer në sharje dhe akuza ndaj gazetarëve dhe analistëve, kur ata kanë kërkuar prova për manipulimin e zgjedhjeve.

Berisha i ka shpallur gazetarët të blerë, por pa thënë emra dhe pa përmendur studio konkrete.

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, emision ku ka patur disa debate për zgjedhjet lokale dhe janë kërkuar prova nga eksponentët e opozitës, për “vjedhjen masive” që ata pretendojnë, i ka kthyer një përgjigje Berishës në hyrje të emisionit.

“Po mirë mo Doktor i dashur, nuk e kupton që ne kemi gjithë këtë kohë që bërtasim me të gjithë fuqinë, që ditën që Amerika e madhe të shpalli ty non grata, kemi thënë ku i ke provat moj Amerikë e madhe kundër Doktorit?

Pse mo Doktor mbërrin në këtë gjendje? Studiot televizive ta paskan fajin ty? Pse mo Doktor i dashur rrëshket, apo kështu të duhet sot?

Çfarë të kanë bërë studiot televizive? Pse nuk del të thuash që Tom Doshi që mund të ketë ndarë para vërtetë, i ka ndarë para filanit, filanit, këtij emisioni, atij emisioni, Edi Rama ka blerë këtë apo atë media?! Asnjëherë nuk e dëgjojmë se kë media konkretisht.

I pari ti shkon te mediat e superblera nga Edi Rama, ngrysesh dhe gdhihesh te këto media, përveç medias tënde sigurisht dhe me vështirësi të madhe vjen te media jonë, këtu, për të folur dhe për të dhënë përgjigje për pyetjet që të bëjmë.

Lexo edhe :  "A do i bashkosh votat me Ramën?" Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

Ngrysesh dhe gdhihesh te mediat e blera dhe të stërblera të Edi Ramës, mëngjes, drekë, darkë.

Të të akuzojmë ne tani që të kanë paguar ata ty? Doktor, mblidh mendjen se ke marrë shtatë bashki, vetëm shtatë bashki dhe mos ulëri çdo ditë për studiot televizive se nuk t’i kanë marrë ato bashkitë.

T’i ka marrë koka jote, që ka marrë erë, bashkë me partinë tënde që është copëtuar, është bërë copa-copa. Kjo është e vërteta!”, tha Rakipi.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV