Ngacmohet nga vajzat pas BBVIP? Maestro: Më vijnë mesazhe ku më thonë je…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armaldo Kllogjeri, i fituar në “Më lër të flas”, ka treguar se në Instagram merr shumë komplimente, por nuk i quan si ngacmime.

Ai tregon se nuk i kthen përgjigje të gjithëve, por ka raste që i falenderon.

Madje ai shprehet se nuk e menaxhon vetë Instagramin sepse për të është disi e vështirë, për këtë arsye merr ndihmën e një vajze që nuk ka preferuar që t’ja bëjë publike emrin.

Romeo Veshaj: Armaldo pas Big-ut të ngacmojnë vajzat në Instagram dhe pse ti do bëhesh baba për herë të tretë. Është e vërtetë? Thuaj të vërtetën, të ngacmojnë?

Armaldo KllogjeriKa disa mesazhe që vijnë më tepër si si komplimente, jo si ngacmime.

Romeo Veshaj: Kujt i thua komplimente ti, ‘t’i hëngsha balluket’?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk kam balluke. Je yll, je king, je shumë i mirë. Unë këto i quaj komplimente, nuk i quaj ngacmime.

Romeo Veshaj: Dhe ti u kthen përgjigje?

Armaldo Kllogjeri: Jo nuk u kthej përgjigje.

Romeo Veshaj: Nuk i kthen përgjigje? Më shiko në sy!

Armaldo Kllogjeri: Po edhe ndonjë faleminderit edhe ja kthejmë tani. Unë nuk e menaxhoj vvetë Instagramin.

Romeo Veshaj: Kush ta menaxhon Instagramin?

Armaldo Kllogjeri: Një vajzë.

Romeo Veshaj: Po të gjithë u bënë me menaxherë o Armaldo?

Armaldo Kllogjeri: Me beso që kur kam dalë nga “Big Brother”, pjesa më stresuese për mua është Instagrami sepse tek unë ishte diçka e re dhe nëse nuk je aktiv në Instagram… Duke qenë se është stresues dhe unë nuk arrij ta menaxhoj vetë, nuk është se kam marrë menaxher, është thjesht një vajzë që më ndihmon për ta mbajtur Instagramin më të karikuar.

Të fundit

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Lajme të tjera

Web TV