Rama tur falënderimesh në Korçë: Rezultati i 14 majit ishte i jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e falënderimeve pas fitores së thellë më 14 maj.

Kësaj radhe, Rama është ndalur në Korçë, ku në një takim me qytetarët tha se rezultati i 14 majit ishte i jashtëzakonshëm, por gjithsesi PS nuk do t’ia dilte dot pa mbështetjen e shqiptarëve.

Ky tur, Rama tha se synon që ai t’iu shprehë mirënjohjen qytetarëve për këtë mbështetje.

“I jashtëzakonshëm ushte rezultati në të gjithë Shqipërinë, për këtë arsye edhe unë jam këtu, po shkoj në të gjitha qarqet sepse besoj shumë që fjalët nuk mjaftojnë, as kjo nuk mjafton, por sëpaku duhet që t’iu shikoj të gjithëve në sy dhe t’iu them shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje sepse padiksutim që të gjithë kanë meritat e tyre, por askush, nga kudo që shikoni nuk ngjitet dot në tribunë nëse nuk jeni ju”, tha Rama.

Në fitoren në qarkun e Korçës, Rama veçon atë në bashkinë e Devollit.

Fitorja në Devoll ishte qershia mbi tortë.

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV