Shanghai regjistroi sot ditën e tij më të nxehtë të majit në 100 vjet. Lajmi është njoftuar nga shërbimi meteorologjik i qytetit. Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po përkeqëson motin e pafavorshëm. Shumë vende po përjetojnë valë të nxehta vdekjeprurëse dhe temperatura që arrijnë rekorde në të gjithë Azinë Juglindore dhe Jugore në javët e fundit, shkruajnë mediat e huaja.
“Në orën 13:09, temperatura në stacionin Xujiahui arriti në 36.1 gradë Celsius, duke thyer një rekord 100-vjeçar për temperaturën më të lartë në maj,” shkroi një postim në llogarinë zyrtare të shërbimit ëeibo, duke iu referuar një stacioni metroje në qendër të qytetit më të madh të Kinës.
Në maj, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se është pothuajse e sigurt se 2023-2027 do të jetë periudha më e ngrohtë pesëvjeçare e regjistruar ndonjëherë, pasi gazrat serë dhe El Nino kombinohen për të rritur temperaturat. Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte 1.15 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1850-1900.