CNN: Shqipëria, thesar i Mesdheut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ia del të jetë sërish në Top Listat e sugjerimeve turistike në mediat me të njohura ndërkombëtare si një nga vendet që duhet të vizitohet patjetër. Kësaj radhe është prestigjiozja amerikane CNN që e liston përkrah 11 destinacioneve të tjera si Peru, Tailandë, Maltë, Itali etj.

CNN zgjedh ta prezantojë me një foto nga Kruja historike, në një artikull që i dedikohet atyre që akoma i mundon pyetja se ku duhet të shkojnë këtë verë.

CNN e quan një thesar të Mesdheut Shqipërinë. Por për bukurinë e egër të Alpeve, plazhet si pasqyre të jugut dhe kulturën unikale, Shqipëria ka qenë në qendër të shumë mediave të tjera ndërkombëtare si The Guardian, BBC, e shumë të tjera që fokus kanë turizmin cilësor.

Por CNN jep dhe një tjetër detaj për turistët që ndryshe nga Greqia dhe Kroacia që janë të mbipopulluara nga vizitorët, në Shqipëri ka mundësi të ketë më pak.

Për këtë publikim te CNN reagoi me një postim në Facebook edhe kryeministri Edi Rama, ku sipas tij gjigandi mediatik e rendit si destinacion të turizmit të qëndrueshëm, bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

Të fundit

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Cila ishte paradhoma e nazizmit?

Ideologjia e nazizmit rrjedh nga Shoqëria Thule: inkubatori i Partisë Nacional Socialiste Gjermane, e cila besonte në "detyrën hyjnore" të racave superiore. Në trazirat politike...

Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në...

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim tjetri

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar...

Lajme të tjera

Web TV