Protestuesit serbë sulmuan KFOR dhe mediat shqiptare, si nisi tensioni në Veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet në Veri të Kosovës vijojnë të jenë të larta që prej 26 Majit, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

Kulmi i tensioneve u shënua dje, ku pati përplasje të forta mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it në komunën e Zveçanit.

Të paktën 30 ushtarë dhe dhjetëra protestues kanë mbetur të plagosur.  Grupe serbësh hodhen gurë dhe mjete shpërthyese mbi trupat e NATO-s që përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, sipas dëshmitarëve.

Disa makina të policisë së Kosovës dhe të medieve u dëmtuan dhe mbi to u shkruan simbole nacionaliste serbe, kurse makinës së një televizioni iu vu flaka.

Për shkak të rritjes së tensioneve, KFOR në fillim të javës njoftoi se ka shtuar prezencën në veri të Kosovës. Ky mision paqeruajtës ka rreth 4.000 trupa në Kosovë.

Protestuesit serbë sulmojnë KFOR-in dhe mediat shqiptare, si nisi

Si nisi përplasja

Grupe serbësh lokalë u përplasën të premten me policinë e Kosovës, e cila ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe të hyjnë në zyrat e tyre. Grupe serbësh qëndrojnë të mbledhur para ndërtesave të kuvendeve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa, forca të policisë qëndrojnë pranë ndërtesave të kuvendeve komunale.

Përfaqësues të listës Srpska, që është partia me e madhe e serbëve të Kosovës, paralajmëroi protesta në rrugë duke kërkuar largimin e siç thonë “njësive speciale nga veriu i Kosovës”.

Udhëheqësit e Listës Srpska, kërkuan që Serbia të pezullojë të gjitha negociatat me qeverinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, urdhëroi të premten ushtrinë serbe të jenë në gjendje të lartë gatishmërie dhe të lëvizin drejt kufirit me Kosovën.

Protestuesit serbë sulmojnë KFOR-in dhe mediat shqiptare, si nisi

Autoritetet e Kosovës fajësojnë Beogradin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç nxitje të destabilizimit, ndërsa presidenti serb akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për nxitje të dhunës.

Nga ana tjetër, Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e perëndimit dhe ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE ruan lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën, që po ashtu nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë.

Protestuesit serbë sulmojnë KFOR-in dhe mediat shqiptare, si nisi

Ekipet e gazetarëve të mediumeve të ndryshme, nga Shqipëria dhe Kosova që kanë raportuar nga veriu i Kosovës lidhur me protestat e banorëve lokalë, kanë qenë objekt i disa sulmeve më 30 maj, ka raportuar gjatë ditës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Lexo edhe :  Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Protestuesit serbë sulmojnë KFOR-in dhe mediat shqiptare, si nisi

SHBA e BE dënojnë dhunën

Dhuna e së hënës u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në një postim në rrjetet sociale ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën.

“Presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi zoti Borrell.

Sot, Aleanca ushtarake e NATO-s tha se në përgjigje ndaj trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, do të dërgojë trupa shtesë nga Forcat Rezervë Operacionale për Ballkanin Perëndimor.

Për situatën reagoi edhe misioni i EULEX-it, që dënoi ashpër dhunën dhe kërkoi rivendosjen e menjëhershme të qetësisë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuçia bëri përgjegjëse si Kosovën ashtu edhe Serbia për atë që po ndodh në veri, duke u bërë thirrje të mos fshihen pas narrativave të rreme.

Ministria e jashtme e Rusisë akuzoi perëndimin se po nxit tensionet me propagandë të rreme, ndërsa tha se serbët e veriut nuk janë fajtorë për tensionet. Në krahun e Serbisë u pozicionua edhe Ministria e Jashtme e Kinës.

Protestuesit serbë sulmojnë KFOR-in dhe mediat shqiptare, si nisi

Anulohet pjesëmarrja e Kosovës në “Defender 2023

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023. Hovenier ka njoftuar se ky vendim është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

“Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës. Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, tha Hovenier.

Ndërkaqë në lidhje me tensionet në Veri, SHBA-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore “hynë me forcë” në ndërtesat komunale në veri. Hovenier tha se SHBA-ja po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.

Protestuesit serbë sulmojnë KFOR-in dhe mediat shqiptare, si nisi

QUINT dënon ashpër dhunën e protestuesve serbë  

Ambasadorët në Prishtinë të vendeve të QUINT-tit dënuan ashpër dhunën e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it  dhe gazetarëve, ndërsa, bëjnë thirrje për shtensionim të situatës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se “BE-ja dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan”, duke përsëritur thirrjen “për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”.

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV