Meta dhe Berisha kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Kamëz/ KAS i lë 24 orë afat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dorëzuar një tjetër shkresë ankimimi, ku kërkoi për përsëritjen e zgjedhjeve në Kamëz.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ shqyrtoi në mbledhjen e sotme këtë kërkesë.

Në përfundim të diskutimit, KAS i dha afat 24 orë për të bërë verifikimet për atë çfarë pretendojnë dhe provat që kanë siguruar.

“Për pjesën e ankuesit, të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i japim afat deri ditën e nesërme. Për arsye se ju i keni marrë tashmë të gjitha provat nga administrata e KQZ-së, i keni të sqaruara në ankim për çfarë pretendoni dhe thjesht do bëni një verifikim për atë çfarë pretendoni dhe provat që ju keni marrë.

Palëve të tjera në raste të tjera ne i kemi dhënë afat për të plotësuar ankimin 24 orë, megjithë kohën që i është dashur për të marrë provat nga KQZ. Pra në momentin që keni marrë provat është një afat i mjaftueshëm që ju t’i sillni dhe t’i dorëzoni pranë KAS”, tha përfaqësuesi i KAS.

 

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV