“Njerëzimi është në RREZIK!”/ Ekspertët ngrenë alarmin: Inteligjenca artificiale si…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman dhe “kumbari i inteligjencës artificiale” Geoffrey Hinton janë disa nga qindra ekspertë të teknologjisë që po paralajmërojnë për kërcënimin që inteligjenca artificiale po paraqet për njerëzimin.

Shkencëtarët dhe drejtuesit e industrisë së teknologjisë kanë lëshuar një paralajmërim të ri në lidhje me kërcënimet ekzistenciale që inteligjenca artificiale (AI) paraqet për njerëzimin.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga AI duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thanë ata në një deklaratë të shkurtër.

Geoffrey Hinton, një shkencëtar i njohur si “kumbari i AI” i cili la punën në Google muajin e kaluar për të shprehur shqetësimet rreth zhvillimit të pakontrolluar të mjeteve të reja të AI, ishte në mesin e qindra njerëzve që nënshkruan një letër për këtë çështje.

Përpos tij, letra u nënshkrua nga Sam Altman, CEO i krijuesit të ChatGPT, OpenAI, Demis Hassabis, CEO i Google DeepMind dhe Dario Amodei, CEO i Anthropic.

Shqetësimet përfshijnë ndër të tjera aftësinë e AI për të nxitur në mënyrë dramatike përhapjen e keqinformatave në internet, nëse do t’i largojë njerëzit plotësisht nga puna dhe nëse dikush do të ishte në gjendje të ndikonte te masa duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ekspertët e përshkruajnë rezikun si “katastrofik” dhe “ekzistencial”, në kuptimin që njerëzimi mund të humbasë aftësinë për t’u vetëqeverisur dhe do të bëhet plotësisht i varur nga makineritë.

Vendet në mbarë botën po përpiqen të nxjerrin rregullore për teknologjinë në zhvillim.

Të fundit

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Lajme të tjera

Web TV