Teleskopi hapësinor “Kepler” zbulon tre planetë para se të fikej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë para se të fikej, teleskopi hapësinor Kepler “u dha” astronomëve informacione rreth tre ekzoplaneteve të reja. Disa astronomë amatorë ndihmuan në këtë studim dhe më pas e publikuan në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.

Më shumë se 5000 planetë janë konfirmuar përtej sistemit tonë diellor dhe më shumë se gjysma janë zbuluar nga teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s. Pak para se të fikej në tetor 2018, teleskopi vazhdoi të regjistronte shkëlqimin e yjeve dhe një ekip shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit dhe Universiteti i Wisconsin analizuan të dhënat me cilësi të lartë, javën e kaluar dhe zbuluan tre yje, shkëlqimi i të cilit dukej se u zbeh për pak kohë. Sipas studimit dy nga yjet kanë nga një planet, ndërsa në yllin tjetër ende nuk është konfirmuar prania e një ylli.

Studiuesit i paraqitën vëzhgimet e tyre Grupit të Anketimit Vizual, një grup astronomësh amatorë dhe profesionistë që kërkojnë ekzoplanete në të dhënat satelitore. Ekipi kaloi disa ditë duke ekzaminuar në mënyrë efikase kthesat e dritës të rreth 33,000 yjeve të regjistruara nga Kepler. Këto ishin të dhënat e mbledhura nga teleskopi një javë para se t’i mbaronte karburanti. Edhe me këto të dhëna të vogla, ekipi ishte në gjendje të zbulonte një tranzit unik në tre yje të ndryshëm.

Astronomë profesionistë më pas shikuan vëzhgimet më të fundit dhe vërtetuan se një planet po rrotullohej rreth yllit të tij. Ky hulumtim konfirmoi dy planetët.

Një planet është K2-416 b, i cili është rreth 2.6 herë më i madh se Toka dhe rrotullohet rreth yllit të saj çdo 13 ditë. I dyti, K2-417 b, është një tre herë më i madh se Toka dhe rrotullohet rreth yllit të tij çdo gjashtë ditë e gjysmë. Të dy planetët janë rreth 400 vite dritë larg nga Toka.

Lexo edhe :  Çfarë ka në arkivat (jo më aq sekrete) të Vatikanit?

Ndërsa planeti i tretë, i cili ende po studiohet, është gati katër herë më i madh se Toka, rrotullohet rreth yllit të tij në rreth dhjetë ditë dhe është 1200 vite dritë larg nga Toka.

“Ne gjetëm ndoshta planetët e fundit të zbuluar ndonjëherë nga Kepleri, para se sateliti të fikej,” thotë profesori Andrew Vanderberg i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts

Të fundit

Sonte nata e parë e “Eurovision 2025”, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025. Vendi ynë do të...

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të...

Arkivat të Vatikanit, çfarë fshihet mes dokumentash

Nga Leonard Veizi Zgjedhja e papës së ri, Leon XIV, nga Konklava, ka shtyrë disa studiues të besojnë se Arkiva e Vatikanit, - dikur e...

Përfundon procesi i numërimit në Kavajë! PD fiton me 53.75 % të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Financat publike duken të forta dhe ndërtimet e reja sinjalizojnë rilindje – ose arrogancën që paralajmëron një tjetër kolaps Paul Taylor Vinçat më në fund po...

Lajme të tjera

Web TV