Pas disa ditësh angazhim stërvitor, “Defender Europe ‘23” mbyll aktivitetin në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” përmbylli aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në garnizonin e Zall Herrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se kjo stërvitje, përveçse testoi elementët e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë në përgjigje të krizave, në një diapazon të gjerë operacionesh si dhe aftësitë e potencialet e vendeve pritëse, transmetoi edhe një mesazh shumë të fuqishëm, atë të unitetit.

“Stërvitje të tilla demonstrojnë qartazi angazhimin e SHBA-ve dhe NATO-s si garantuese të rendit dhe sigurisë në zonën euro-atlantike.

“Defenderi” përbën një shembull të qartë dhe konkret të faktit se NATO dhe aleatët janë më të fortë së bashku, duke kontribuuar dhe investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse kolektive”, theksoi Ministri Peleshi.

Peleshi tha se Shqipëria dëshmoi se ofron një eksperiencë të shkëlqyer në drejtim të pritjes dhe zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në të tilla përmasa, duke rikonfirmuar aftësitë e Forcave të Armatosura për të qenë të ndërveprueshme me ushtritë simotra të Aleancës.

“Si Ministër i Mbrojtjes shpreh mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë si dhe angazhimin tim personal se do të punojmë pa reshtur për modernizimin e Forcave të Armatosura me qëllim që ato të jenë të pajisura, të trajnuara dhe të mbështetura në çdo kohë, për të bërë të mundur përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrimeve në kuadër të NATO-s”, deklaroi Ministri Peleshi.

Për mëse një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falenderimi nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji.

Të fundit

Kërkoi 200 mijë dollarë dëmshpërblim, kush e nxorri videon erotike të Inis Gjonit?

Publikimi i video-skandaleve ka patur gjithmonë një interes të gjerë publik në të gjithë botën. Për më tepër kur...

Vajza e vogël feston 8 vjetorin e lindjes, Fevziu ndan si rrallëherë momentet nga festa

Vajza e saj moderatorit të njohur, Blendi Fevziut feston sot 8-vjetorin e lindjes. Moderatori ka ndarë në ‘Instagram’, foton nga festa e ditëlindjes së vajzës...

Berisha takim me deputetët e Rithemelimit dhe grupin e Bardhit, ja fokusi i diskutimeve

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot takimin e katërt me deputetët e Rithemelimit dhe grupin e Gazment Bardhit. Në fokus të diskutimeve priten të...

Serbia tërhiqet nga kufiri, vjen reagimi i parë nga DASH

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimin e Serbisë për t’u tërhequr nga kufiri me Kosovën, pas paralajmërimeve të Uashingtonit, edhe pse verifikimi i lëvizjes...

Tërmetet nuk ndalen, Ballkani shkundet sërish, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.7 ka goditur në orën 10:43 sot në zonën detare ne jug të Metonit në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti ka...

Lajme të tjera

Web TV