Zyrtarizoi largimin e Messit, PSG korrigjon trajnerin Galtier: “Nuk u shpreh siç duhet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme ishte konfirmimi i largimit të Messit nga PSG. Ishte trajneri i parisienëve, Galtier që shprehej në konferencë se Messi do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit me kampionët e Francës.

Klubi i PSG ka nxituar për të korrigjuar këtë deklaratë. “Christophe Galtier nuk u shpreh në mënyrë korrekte. Duam t’iu sigurojmë që donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të jetë sfida e fundit për Messin dhe PSG-në këtë sezon” – shkruan klubi.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre fjalëve, vera pritet të jetë e nxehtë për Messin, pasi ka mundësi reale që të largohet nga Parisi. Messi ka shënuar 16 gola këtë sezon.

Të fundit

Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë...

PD denoncon Fidel Yllin: Ka marrë 3 tenderë abuzivë të KOKSH-it

Partia Demokratike denoncon tenderë abuzivë sipas saj nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Fidel Ylli, të cilin e akuzon se ka vendosur...

Tentuan ta mbajnë mister, zbulohet lojtari që dështoi në testet fizike te Real Madrid

Real Madrid ka qenë pranë transferimit si lojtar i lirë të marokenit Abdellah Ouazane, i konsideruar si një super talent. 16-vjeçari që luan si mesfushori,...

Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke...

Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej nga Bayer Leverkusen për të...

Lajme të tjera

Web TV