Mundësia e artë për të rinjtë/ Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar ditën e sotme hapjen e aplikimeve për praktikat e punës në administratë.

Afati i aplikimeve shtrihet deri më datën 30 qershor 2023 dhe bëhet duke paraqitur një CV dhe letër motivimi.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Muzhaqi tregon se janë 1597 vende pune vakante për të gjithë të rinjtë të moshave 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht diplomën bachelor.

“U hap Thirrja VIII e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç për këtë vit!

Si aplikohet?

Shumë thjesht! Mjafton të bashkangjisni CV-në tuaj dhe një letër motivimi për institucionin ku dëshironi të zhvilloni praktikën 3 mujore brenda datës 30 qershor në web-in: praktika.riniafemijet.gov.al

1597 pozicione të lira.

Ju ftoj të zgjidhni pozicionin që përshtatet më shumë me profilin dhe synimet tuaja në administratën shtetërore, shoqëritë tregtare apo OJF-të.

Por mos harroni!!

Për t’u bërë pjesë e Thirrjes VIII, duhet të kesh një diplomë të vlefshme Bachelor përpara datës 1 shtator kur fillon praktika, dhe nuk duhet të kesh qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të këtij programi.

Link-u i aplikimit: https://praktika.riniafemijet.gov.al”, shkruan ministrja.

Të fundit

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Lajme të tjera

Web TV