Kukësi në syrin e fotografit londinez/ Ka bukuri të jashtëzakonshme, por s’ka investime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotografi londinez, Richard Burton vendosi të vizitojë Kukësin, pasi kishte lexuar në mediat britanike për historitë e emigrantëve shqiptarë. Tashmë që ndodhet në qytezën verilindore po fikson në celuloid bukuritë natyre, sidomos lumin Drin.

“Për herë të parë e njoha Kukësin nga mediat në Angli dhe historitë e emigrantëve. Më interson ekologjia dhe rajoni i këtushëm ndaj po përpiqem të krijoj një histori për lumin Drin përmes fotografisë”

Richard Burton është fotograf i pavarur dhe punon prej 15 vitesh në Londër ka vizituar shumë vende, ndërsa Kukësin e sheh si një potencial turistik të pashfrytëzuar.

“Ka natyrë të bukur. Çdo person që kam njohur është miqësor, por është shumë e dukshme varfëria sidomos në fshatra. Nga bisedat me banorët kam mësuar se ka mungesë investimesh. Është e shëmtuar dhe njëherësh e turpshme se si është lënë kjo pjesë e Shqipërisë, e pazhvilluar. Nëse investohet, njerëzit këtu mund të bëhen të pasur përmes turizmit”.

Richardi bashkë me shoqëruesin Arben Kola, një guidier local, prej tre ditësh ka eksploruar zonat që përshkrohen nga lumi Drin. Po kështu është tërhequr nga historia, duke fotografuar kostumet tradicionale të grupeve folklorike.

“Shpresoj që historinë time ta publikoj në mediat angleze”., ka thene ai.

 

Të fundit

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Lajme të tjera

Web TV