“Gjithë sukseset e mia i kam bërë për të”/ Jonila Godole rrëfen historinë e saj familjare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte pedagogia e njohur Jonila Godole, e cila me anë të fotografive rrugëtoi nëpër kujtime dhe bëri një rrëfim për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Godole rrëfeu se babai i saj prej më shumë se 11 vitesh ka ndërruar jetë, dhe mungesa që ai ka lënë tek ajo është shumë e madhe.

Ajo tregoi se fëmijërinë deri në moshën 15-vjeçare e ka kaluar në Sarandë, edhe pse ai nuk ishte qyteti ku lindi. Aty ajo u formua, ndaj ky qytet bregdetar mbart një rëndësi të madhe për të, “Për mua Saranda ishte liri, ishte hapësirë”, tha Jonila.

Në Gramsh familja e saj u dërgua kur ajo ishte adoleshente. Godole i kujtoi vitet e kaluara në Gramshin e dikurshëm si shumë të vështira dhe e cilësoi atë periudhë si një “izolim”, prej të cilit ajo kishte shumë frikë se mos nuk do të dilte dot.

Një lidhje të veçantë dhe të ngushtë pedagogia tha se e ka patur me gjyshin e saj nga mami, të cilin e kujtoi si “një burrë simpatik, shumë të mençur, një tregtar duhani të suksesshëm, i kamur e me pasuri”, por që përfundoi pa asgjë kur komunizmi erdhi në Shqipëri.
Falë lidhjeve të forta që kishte, ai arriti t’i shpëtonte burgut, por u thye. “Nuk bzani më kurrë në njëfarë mënyre”, rrëfeu Godole me trishtim.

Ajo tha se gjyshi i saj u kujdes të ruante familjen, pasi edhe gjyshja vinte nga një familje e lidhur me Ballin, familjarë të cilës ishin pushkatuar. Familja e babait të Godoles ishte më neutrale dhe nuk pati probleme me sistemin diktatorial të asaj kohe.

Lexo edhe :  “Si e premtoni BE-në kur s’e keni në dorë?!”/ Rama: Janë të gjithë në një linjë

 

 

Mamaja e saj edhe pse një studente e shkëlqyer nuk mundi të vazhdonte studimet, fat të cilin ndoshta do ta kishte edhe vetë Godole nëse diktatura nuk do të kishte rënë.

“Gjithë sukseset e mia i kam bërë edhe për të”, tha pedagogia, duke theksuar se gjithçka filloi ta kuptonte pas viteve ’90 dhe më së shumti kur shkoi në Gjermani, kur u thellua në kërkimin e historisë së familjes së saj dhe atë çka ndodhte në të vërtetë me sistemin diktatorial.

Godole arriti që në fillim të viteve ’90 të niste studimet për gjuhë dhe letërsi, dhe shumë shpejt u angazhua në gazetari, duke u bërë ndër gazetaret e para të shtypit të pavarur, duke realizuar intervista me personalitete e politikanë të kohës.

Pedagogia foli gjatë programit edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e saj. “Është një natyrë ndryshe nga unë, që jam idealiste. Është më me këmbë në tokë, dhe më racionale”. Godole tha se vajza e ka bërë më tolerante dhe më të hapur, ndryshe nga më parë, nuk është më aq e fokusuar te vetja.

Pedagogia tregoi se pas kthimit nga Gjermania pas 7 vitesh, e kishte shumë të vështirë të gjente veten në Shqipëri, duke theksuar se iu deshën gati 10 vite të arrinte aty ku dëshironte. Ajo theksoi se familja ka qenë shumë e rëndësishme dhe një mbështetje e madhe për të. “Familja është e shenjtë dhe është një nga gjërat e pakta që funksionon në këtë vend”.

Të fundit

Përfundon numërimi në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në orët e para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Shkodrës. Partia...

Gjestet e heshtura që bën një burrë kur po bie vërtet në dashuri

Na janë mësuar sytë me gjeste të mëdha: propozime në ekrane gjigante, unaza që duken nga hapësira dhe përqafime në shi. Por e vërteta...

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

Qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për këto zgjedhje parlamentare. Partia Demokratike...

Flamur Noka i “hakërrehet” popullit pas humbjes/ S’mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për Top Channel, Noka theksoi se...

Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Alba Malltezi Është interesante harta zgjedhore që del nga votimet e 11 majit 2025: Shqipëria jonë elegante, me kokën blu (Shkodra, Kukësi e Lezha të...

Lajme të tjera

Web TV