“I quajtën shqiptarët kriminelë”, Dua Lipa për ministrat britanikë: Komente dritëshkurtër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i muzikës ndërkombëtare Dua Lipa së fundmi ka folur në lidhje me mënyrën sesi ministrat britanikë kanë folur për emigrantët shqiptarë.

Lipa në një intervistë të dhënë për “Sunday Times” e ka quajtur këtë qasje si “shkurtpamëse” dhe se deklaratat e bëra nga ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, që ka veçuar shqiptarët si “kriminelë”  e kanë lënduar.

“Sigurisht se me ka lënduar. Gjitha fjalët që janë thënë për emigrantët? Gjithmonë kam menduar se Londra është një bashkim kulturash. Se kjo është pjesë përbërëse e qytetit. Kur dëgjon që Qeveria flet për shqiptarët në atë mënyrë, atëherë të dhemb. Është shkurtpamëse dhe mendjeshkurtër, por është mënyra se si mendojnë njerëzit. Pavarësisht se sa shumë përpiqemi të ndryshojmë këtë retorikë, gjithmonë do të ketë të tillë që do të mendojnë, ‘imigrantët po vijnë në shtetin tonë dhe po na marrin vendet e punës”, ka thënë Lipa.

Ndër të tjera ylli i muzikës është shprehur se të gjithë që kanë ardhur në Britani nga vendet tjera është dashur të punojnë tepër për të arritur aty ku janë.

“Emigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet më tepër ndjeshmëri, pasi njerëzit nuk largohen nga shtetet e tyre nga dëshira, por vetëm nëse është shumë e nevojshme apo se frikësohen për familjet e tyre”, ka thënë Dua Lipa.

Deklaratat e ministrave britanikë janë kritikuar edhe nga kryeministri Edi Rama të cilat i ka cilësuar si të të turpshme.

Të fundit

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Lajme të tjera

Web TV