La Liga/ Osansuna në Conference League, Villarreal i “dhuron” Realit vendin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Osasuna siguron pjesëmarrjen në Conference League në javën e fundit të La Ligas. Skuadra navarre fitoi 2-1 përballë Gironës, duke mbajtur përfundimisht pas në renditje Athetic Bilbaon, që barazoi 1-1 në fushën e Realit të Madridit.

Budimir me dygolëshin e tij rezultoi heroi i Osasunës, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Reinier në pjesën e dytë.

Sa i përket sfidës së luajtur në “Bernabeu”, miqtë humbën një 11-metërsh në minutën e 10-të (gaboi Vesga), gjithsesi sapo nisi pjesa e dytë realizoi Sancet.

Skuadra baske nuk ia doli ta mbronte rezultatin teksa në minutën e 72-të Benzema, që luajti ndeshjen e fundit me Realin, barazoi me 11-metërsh.

Nuk përfitoi nga barazimi i “Los Blancos” Atletico e Madridit që u barazua në minutat shtesa nga Villarreali 2-2. Jackson dhe Pascual realizuan për vendësit, ndërsa dy golat e “Los Colchoneros” i shënoi Correa.

Sevilla u mposht 2-1 nga Sociedadi.

Të fundit

Do ndryshojë jetët e miliona njerëzve, Zuckerberg prezanton teknologjinë revolucionare

Që nga themelimi i Facebook në vitin 2004, Mark Zuckerberg ka ndryshuar mënyrën se si lidhemi, ndajmë dhe komunikojmë...

A e dini sa i ka shkuar pasuria Bill Gates? Kjo është renditja e fundit e të pasurve

Bill Gates është prej kohësh një emër i njohur, jo vetëm për revolucionin që solli në teknologji, por edhe për dekada me radhë si...

Sa mandate merr Partia Socialiste më 11 maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

7 ditë para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama tha për “Review” në Euronews Albania se në këto zgjedhje Partia Socialiste ka si objektiv të marrë...

“Partitë e vogla s’lënë shesh pa vendosur stenda”, Bardhi reagon pas incidentit në Fier

Drejtuesi politik i Fierit Gazment Bardhi ka reaguar për mediat pas shoqërimit të kandidatit të listës së PD-së në Fier, Fatjon Semanjaku. Bardhi shprehur...

A po manipulohet vota e diasporës? Taulant Balla: PD nuk do të njohë zgjedhjet

Ministri i Shtetit, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulime me votat...

Lajme të tjera

Web TV