Rriten importet për cigaret!/ Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria renditet ndër vendet me konsum të lartë të duhanpirjes. Meshkujt janë konsumatorët më të mëdhenj. Bazuar në studime rezulton se 50% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës. Këtë e tregojnë edhe shifrat në rritje të importit të produkteve të duhanit”.

Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan vetëm gjatë vitit 2022 janë importuar 3128 ton cigare dhe 117 ton duhan për konsum. Një rritje me 6.5 % krahasuar me një vit më parë, vetëm për cigaret.

E ndërsa importi i duhanit mbetet i lartë, e kundërta ndodh me kultivimin e tij në Shqipëri. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria është vendi me sipërfaqen më të ulët të kultivimit të duhanit në rajon.

Në vend të parë rezulton Turqia, e ndjekur Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Serbia dhe në fund është Shqipëria. Gjatë vitit që lamë pas, Shqipëria ka eksportuar 720 ton duhan. Ndërsa në vend rezultojnë të regjistruara 2197 ferma që merren me kultivimin e tij.

Të fundit

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Lajme të tjera

Web TV