Basha kundër bashkimit të PD: S’mund të jetë mekanik, nuk jemi ndarë për gjëra të vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat demokrate.

Gjatë fjalës së tij, Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën në PD, ku tha se bashkimi nuk mund të jetë mekanik, pasi tha se me “ata” nuk janë ndaë për gjëra të vogla, por çështje të mëdha.

“Për dy vite vjen ballafaqimi. Matematika e numrave dikton të gjejmë edhe këta abuzuesit e para 10 viteve, të shtojmë numrat dhe të përballemi. Por a është ky ndryshimi që prisni ju?Nëse vesi mbetet brenda çfarë do ndryshojmë për Beratin? Ndaj jam kundër çdo bashkimi mekanik, nuk jemi ndarë për gjëra të vogla me ata që jemi ndarë më parë. Jemi ndarë për bindje, nëse i dorëzojmë këto kauza, me çfarë fytyre do u kërkojmë votën shqiptarëve.

Ky bashkim, nëse ndodh është garanci për humbjen e radhës. Siç e patë bashkimin e dy forcave politike të opozitës. Siç po shikoja ato puset e naftës mu kujtua se ngjyerja e gishtit, korrupsioni nuk ka ngjyrë”, tha Basha.

Kjo deklaratë e Bashës, vjen pasi kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka propozuar sot në takim me grupin parlamentar që të riorganizohet partia dhe të nisë nga seksioni, degët dhe më pas te zgjedhjet për kryetarin e PD.  Proces ky që sipas tij do të sjellë dhe bashkimin e demokratëve.

Të fundit

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia Demokratike rezulton se ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV