Çfarë po ndodh në Serbi? Kryeministrja Brnabiç: Jam gati të jap dorëheqjen por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic është gati të japë dorëheqjen.

Kështu ka deklaruar vetë ajo përmes një postimi në Twitter, si përgjigje ndaj protestave të dhjetëra qytetarëve që kërkojnë t’i jepet fund gjuhës së dhunës dhe urrejtjes.

Bërnabiç ka shkruar se është gati të depozitojë dorëheqjen, por është presidenti Aleksandër Vuçiç ai që nuk e pranon atë. Megjithatë, kryeministrja serbe tha si ai mund të ndryshojë mendje.

“Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë pro zgjedhjeve. Unë sigurisht i qëndroj besnike Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë”, ka shkruar Brnabiç ndër të tjera në postimin e saj.

Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç duket larg zgjidhjes përmes dorëheqjeve. Në një takim që ka zhvilluar me kryeministren Brnabiç dhe bashkëpunëtorët e saj, ka deklaruar se nuk e dorëzon pushtetin pa pasur zgjedhje.

Mediat serbe shkruajnë se kjo e enjte do të jetë e rëndësishme, pasi Vuçiç pritet të shpallë një vendim që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë.

Në Beograd, tashmë prej 5 javësh organizohen tubime masive nën moton “Serbia kundër dhunës” si përgjigje ndaj dy krimeve masive në të cilat u vranë 18 persona.

Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë çdo të premte ose të shtunë duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiç.

Të fundit

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre...

Kur prishen pazaret e drogës!/ Sherr mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt në Sky ECC

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 dosjen në lidhje me hetimet për Operacioni “Ura” ku transkriptohen edhe bisedat mes anëtarëve të grupit në...

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet...

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit, artistët shperthejnë në lot (Video)

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të...

Denoncimi i Berishës: Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se Arkend Balla, i cili ka kandiduar për Durrësin dhe është më...

Lajme të tjera

Web TV