“Kosova nuk është Serbi”/ Deputetja britanike: Qytetarët në veri po kërcënohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, pas tensioneve në veri me serbët.

Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, gjatë një debati në Parlament, e ka nisur fjalimin e saj me fjalët “Kosova nuk është Serbi”.

Ajo shtoi se Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve demokratike të mbajtura në komunat veriore të Kosovës, dhe se rezultati i atyre zgjedhjeve edhe pse vetëm 3 për qind është njohur nga ndërkombëtarët.

Kearns po ashtu përmendi dhunën që përdorën huliganët serbë ndaj KFOR-it.

“Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura. Po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, ndërsa ka treguar se si qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale”, tha Kearns.

Të fundit

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Dielli mund të ketë të këqijat e veta kur njeriu ekspozohet në pikun e tij, e megjithatë ekspertët thonë...

Arrestohet 36-vjeçari që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit

36-vjeçari Ervin Totolaku, i cili goditi me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Blutë bëjnë me...

Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë, qytetarët mund të tërheqin dokumentet

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj...

Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë…

Papa Leo XIV kremtoi sot Meshën e tij të parë, vetëm një ditë pasi u zgjodh papë. Gjatë meshës ai u tha kardinalëve në Kapelën...

Kontrollet e SPAK në Shkodër, PSD reagon: Nuk kanë qenë në zyrat tona!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kontrolleve të Prokurorisë së Posaçme ditën e djeshme, 8 Maj, në qytetin e Shkodrës për krime elektorale. PSD, në një...

Lajme të tjera

Web TV