Zyrtare/ Lionel Messi firmos me klubin amerikan Inter Miami

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht ofertës së Barcelonës për ta rikthyer në “Camp Nou”, Messi ka zgjedhur Interi Miamin, klub në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham, për të vijuar karrierën.

Pas largimit nga Paris Saint-Germain në fundjavë, ylli argjentinas mori oferta nga Arabia Saudite, Barcelona dhe Inter Miami, por vendosi të zgjedhë këta të fundit, teksa arsyen e sqaroi nëpërmjet një deklarate zyrtare.

“Doja shumë të kthehesha te Barcelona, por duke parë atë që përjetova me lamtumirën, nuk doja të ndodhesha sërish në të njëjtën situatë: të prisja se çfarë do të ndodhte apo të lija të ardhmen time në duar të të tjerëve. Duhej të merrja një vendim, duke menduar për veten dhe familjen time, ndaj zgjodha MLS-në. Kam kaluar dy vite të këqija me familjen time, ndaj ishte moment të ndryshoja”, tha Messi.

Për rikthimin e yllit argjentinas te Barcelona u angazhua edhe LaLiga, që pranoi të ndihmojë katalanasit, megjithatë misioni i rikthimit dështoi, pasi Lionel Messi do të lërë Europën për herë të parë në karrierën e tij si profesionist.

Të fundit

Konflikti familjar: Brooklyn Beckham mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

Zërat për një pakënaqësi apo debate mes Brooklyn Beckham, bashkëshortes së tij Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David...

Manja i përgjigjet Dumanit: Jemi në krah të drejtësisë. Nuk duam drejtimin…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve...

Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në shtator. Të vendosur në...

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë për të rinjtë të jetojnë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Lajme të tjera

Web TV