Këto janë vendet më të pakënaqura në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, i cili rendit rreth 160 vende bazuar në faktorë të tillë si normat e papunësisë, inflacioni dhe normat e kreditimit të bankave, këto janë vendet më të pakënaqura në botë. Nga lista e publikuar edhe këtë vit nga profesori i Universitetit Johns Hopkins, Steve Hanke, duket se varfëria, inflacioni dhe gjithashtu konfliktet janë vendimtare për vendosjen e shteteve në këtë listë.

Në krye të listës për vitin 2022 është Zimbabve. Kombi afrikan, shtëpia e rreth 16 milionë njerëzve, tani renditet në mesin e pesë kombeve më të zymta për të tretin vit radhazi. Profesori vuri në shënjestër partinë politike në pushtet të vendit ZANU-PF dhe politikat e saj për mjerimin e pamasë të Zimbabve.

Dhjetë të parët u plotësuan nga Venezuela, Siria, Libani, Sudani, Argjentina, Jemeni, Ukraina , Kuba dhe Turqia, të cilat kryesuan renditjen si vendet më të pakënaqura në botë. SHBA renditet e 134-ta në listë, me papunësinë që është shkaku kryesor i pakënaqësisë. Ukraina, e cila aktualisht po mbron territorin e saj në një luftë të dhunshme dhe të përgjakshme të nisur nga forcat pushtuese ruse të Vladimir Putinit, doli në vendin e tetë, me profesor Hanke që përmend papunësinë si arsyen kryesore të mjerimit.

Në vendin e fundit të listës së vendeve më të pakënaqura është Zvicra, financat e shtetit dhe qytetarëve po lëvizin në tregues në rritje dhe pozitiv.

Lexo edhe :  “The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Për sa i përket pozicionit te Greqisë, ai ndodhet poshtë mesit të listës, në vendin e 84-të. Të vetmet vende të Bashkimit Evropian që janë mbi të janë Letonia dhe Hungaria. Në vendin e 90-të është Spanja, ndërsa Italia dy vende më poshtë. Në të kundërt, Franca renditet në 117 dhe Gjermania në 135.

Të fundit

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët,...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Lajme të tjera

Web TV