Pas hekurave për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku i Durrësit mbërrin në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të njihet sot me masën e sigurisë.

Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave.

Ai akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Po ashtu për masë sigurie do të dalin dhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar. Dako doli nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa u shoqërua me një furgon policie drejt GJKKO-së. Dako, shpallur non-rata nga SHBA i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij. Seanca pritet të zgjasë, ndërsa do të zhvillohet me dyert të mbyllura.

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

Të fundit

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë....

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi i marinarëve në anijen luftarake...

“Politika e imigracionit”/ Gjermania kufizon bashkimin familjar për refugjatët

Gjermania ka vendosur të kufizojë ribashkimin familjar për refugjatët.  Ligjvënësit ranë dakord të pezullojnë të drejtat e ribashkimit familjar për refugjatët pa status azili,...

Si ndodhi që ‘Trumpistët’ shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Kreshnik Spahiu Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të ishte Berisha kryeministër. Të jesh kundër...

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve nga viti në vit. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV