Tensionet dhe debatet pas mbledhjes së Kryesisë, reagon për herë të parë Alibeaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me tensionet pas mbledhjes së Kryesisë, mbrëmjen e së martës.

Në ambientet e jashtme të Kuvendit, Alibeaj tha për gazetarët se nuk pati dhunë ndaj anëtarëve të Kryesisë.

Alibeaj nënvizoi se mbledhja u shoqërua me debate të forta, teksa reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e cilësoi si qëndrim emocional.

“Modeli ndryshe është të respektojmë sigurisht lirinë e shprehjes së çdo njeriu. Kush kështu? Unë e thashë, çfarë të them më tepër, distancim.

Partia Demokratike është baza, janë njerëzit. Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku, po.  Në mbledhje, asnjë prej anëtarëve të Kryesisë nuk kanë qenë në presion.

Unë isha në mbledhje, asnjë prej tyre nuk ka qenë nën presion. Kanë pasur qendrime të ndryshme. Ju mund ta perceptoni kështu, por nuk është kështu.

Kryetarët e degëve janë PD-ja, janë ata njerëz që me 8 janar ishin këtu në mbrojtje të gjithë deputetëve , pa përjashtim. Nuk ka pasur asnjë dhunë përveçse, fjalë ka pasur”, theksoi ai.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV