Shqipëria shpallet ekipi më i mirë për t’u përballur me sulmet kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak kohë më parë, Shqipëria pësoi një sulm të fortë kibernetik, ç’ka ngriti alarmin e vendeve aleate të NATO-s pasi besohej se pas tij qendronte Irani.

Prej asaj dite, duket se Shqipëria ka rritur ndjeshëm forcat e saj në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ngritur një “mur” të padeportueshëm nga sulme të ngjashme.

Prej disa ditësh, Bashkimi Europian organizoi një trajnim dhe stërvitje me ekspertë të njohur europian me ekipet e vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Stërvitja kibernetike 4 ditore, e organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike të Estonisë (eGovernance Academy), CybExer Technologies u ndoq nga autoritetet më të larta vendase, e madje nga dy presidentët, Bajram Begaj i Shqipërisë dhe Alar Karis i Sllovenisë.

AKSHI: Open Data do të pasurohet me më shumë të dhëna e do të bëhet edhe më i aksesueshëm për qytetarët

Në fund të trajnimit, ekspertët europian organizuan një test, duke simuluar një sulm kibernetik për të parë performancën e ekipeve të rajonit në përballje me të. Ekipi shqiptar doli i pari duke treguar aftësi profesionale dhe organizative në përgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm kibernetik në përballje me ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI, znj. Mirlinda Karçanaj, shprehu mirënjohjen për ndihmën e aleatëve perëndimorë dhe vlerësoi ekipin shqiptar. Ajo tha se aftësitë e ekipit shqiptar dhe kapaciteti i Shqipërisë janë rritur pas punës së madhe të kryer nga institucionet.

Karçanaj falenderoi ambasadoren e BE-së në Tiranë, që bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti, partnerët europianë e amerikanë që po e mbështesin Shqipërinë, si dhe lavdëroi punën e AKCESK për vendosjen e standardeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike, me ndihmën e eGovernance Academy e cila ka dhënë mbështetje në hartimin e kuadrit ligjor si dhe këshillim mbi menaxhimin e sigurisë kibernetike ne sektorin privat.

Lexo edhe :  Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Ajo nënvizoi se pas sulmit të sofistikuar ndaj Shqipërisë vitin e kaluar i sponsorizuar nga një shtet jo dashamirës ndaj vendit tonë, këto simulime janë të rëndësishme për rritjen e aftësive të ekspertëve tanë.

Të fundit

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

Lajme të tjera

Web TV