Çdo vit profesori Steve Hanke (Steve Hanke) i Universitetit Josh Hopkins publikon “indeksin e pakënaqësisë” në botë ku, bazuar në parametra të ndryshëm, përcakton se cilat shtete në planet janë më të pakënaqurat dhe cilat janë shtetet me popullsinë më të lumtur.
Renditja bazohet në parametra të atilla si papunësia, inflacioni, normat e huadhënies bankare, normat e interesit dhe rritja e PBB-së, duke mos marrë parasysh sondazhet e opinionit publik ose shëndetin e tyre.
Është e qartë se inflacioni, varfëria dhe konfliktet e luftës konsiderohen vendimtare për renditjen e tyre.
Lista që ai publikoi së fundmi merr parasysh të dhënat dhe informacionin nga viti 2022 dhe “Indeksi Vjetor i Mjerimit” të këtij viti përfshin 157 vende të planetit. Por cilat janë në krye?
Zimbabve kryesoi listën si vendi më i pakënaqur në botë, duke mposhtur Venezuelën (e dyta), Sirinë e shkatërruar nga lufta (3), Libanin (4) dhe Sudanin (5).
Shqipëria renditet në vendin e 97-të dhe sipas këtij studimi arsyeja pse shqiptarët nuk janë të lumtur vjen si pasojë e papunësisë.
Dhjetëshja e parë përbëhet nga Argjentina, Jemeni, Ukraina e shkatërruar nga lufta, Kuba dhe Turqia, vende që janë në mes të konflikteve dhe një krize të thellë ekonomike.
Përkundrazi, në vendin e fundit është Zvicra, duke qenë kështu vendi më pak i palumtur në botë.
Së bashku me Zvicrën, Malajzia, Japonia, Irlanda dhe Kuvajti përbëjnë 5 vendet e fundit.