Tirana zyrtarizon rinovimin e kontratës me “dirigjentin” e mesfushës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është skuadra më aktive në këtë merkato verore, teksa këtë të diel ka zyrtarizuar dhe rinovimin e Ardit Hilës. Mesfushori ka qenë protagonist absolute në këtë edicion me bardheblutë, duke shënuar 6 gola në 29 ndeshje në kampionat.

30-vjeccari luajti sezonin e parë me bardheblutë dhe paraqitjet e mira kanë bërë që drejtuesit e nënkampionëve t’i ofrojnë një kontratë të re. Së paku dhe në edicionin që vjen Hila do të jetë pjesë e Tiranës.

Bardheblutë kanë prezantuar pak ditë më parë Kaina Nunes dhe Gentian Selmanin, ndërkohë që kanë arritur marrëveshjen dhe me Egzon Bejtullain. Bardheblutë po përgatiten për kualifikueset e Conference League, teksa do e nisin rrugëtimin e tyre nga turi i parë. Në datën 20 qershor, kryeqytetasit do të njohin dhe kundërshtarin që do të kenë përballë.

Projekti i sezonit të ardhshëm për Tiranën nisi me rinovimin e trajnerit Orges Shehi, i cili ka nisur menjëherë nga puna me skuadrën që do të ketë në dispozicion për sezonin e ri. Bardheblutë e humbën titullin kampion këtë edicion vetëm për shkak të ndeshjeve direkte me Partizanin, pasi u renditen në kuotë të barabartë pikësh me të kuqtë pas 36 javësh kampionat.

Të fundit

“Si u bë me 3 shtëpi?”/ Tedi Blushi i përgjigjet Kryemadhit

Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar,...

Shqipëria me shifra alarmante, e katërta në Evropë për numrin e të burgosurve

Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Evropës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta...

Dy ish-banoret e “Big Brother” në gjyq? Zbulohet e vërteta

Në një intervistë të zhvilluar së fundmi në emisionin “Mos i bjer me top”, ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe gazetarja e njohur, Valbona Mhilli...

Sherr masiv në bordin e kroçerës luksoze, humb jetën 60-vjeçari

Një hetim për vrasje është hapur nga policia britanike pasi një burrë 60-vjeçar humbi jetën në bord të kroçerës luksoze MSC Virtuosa, vetëm pak...

Rama pritet në Korçë me këngë patriotike: “Drejt finishit për Shqipërinë në BE”

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste...

Lajme të tjera

Web TV