6 ditë larg nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, regjisori zbulon numrin e të ftuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduart Grishaj zbuloi disa nga detajet e dasmës së tij me moderatoren Arbana Osmani, dasmë kjo e shumëpërfolur, e cila do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Regjisori zbuloi vendin, sa të ftuar janë, kush do të këndojë dhe sa do të zgjasë dasma.

Çifti kanë zgjedhur Toskanën e Italisë për dasmën e tyre, pasi siç tregon Grishaj është edhe një nga vendet e tyre të preferuara.

“Filmin e mbyllën, Big Brother e mbyllëm, fëmijët i bëmë, tani bëjmë edhe dasmën. Thamë ta bëjmë edhe gocën që mos thotë goca: ‘Për një pjatë nuk më thërritët në dasmë”, tha ai.

“Unë edhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona të preferuara është edhe Toskana. Janë ca kodra shumë të bukura, është ushqimi që na pëlqen shumë, verën e kanë shumë të mirë dhe donim që me rrethin e ngushtë, që ne kemi thërritur te dasma, ta ndajmë këtë eksperiencë dhe ta bëjmë atje”, tregoi Eduarti në “E diell”.

Çfarë ka një episod dasma jote që është e veçantë?

Grishaj: Të gjithë njerëzit që janë të ftuar në dasmë unë i njoh. Vëllai im ka bërë një dasmë që ka pas 400 veta dhe 70% të tyre nuk i dinim fare se kush janë. Ne nga veriu thërrasim në dasmë një që ka pas thërritur babën dikur, ka pas shok gjyshin, dhe e kemi ndarë këtë gjë dhe kemi thërritur njerëzit e afërm.

Sa veta janë të ftuar në dasmë?

Grishaj: Nuk janë shumë 120 veta bashkë me stafin.

Kush do këndojë?

Grishaj: I pari që do këndoj jam unë. Nga 120 veta që janë në dasmë rreth 50 janë këngëtarë, do këndojnë shumë veta. Do bëjmë dhe një ceremoni në kishë. Ato kishat janë shumë interesante dhe historike, janë shumë të bukura dhe do bëjmë edhe ceremoninë e kurorës në një nga kishat. Nuk është se na ka lodhur siç të lodhin dasmat përgjithësisht, por pjesën më të madhe të punës ia kam lënë Arbanës.

Lexo edhe :  “Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Sa do zgjasë dasma?

Grishaj: Besoj tre ditë.

E ka kuruar Arbana më shumë apo ti?

Grishaj: Arbana, kur është puna për të kuruar këto gjërat familjare, Arbana i bën perfekt.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV