Vlora Marina, projekti që po transformon turizmin elitar në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur e gjithë energjia e Shqipërisë është orientuar drejt investimeve në fushën e turizmit, një ndër projektet që po merr një vëmendje të veçantë është ai i Vlora Marina, i cili  vjen si një ndër më strategjikët në zhvillimin e turizmit elitar në vend.

Marina, e cila qëndron si një gur i çmuar mes dy deteve, Adriatikut e Jonit, është parashikuar të jetë një ndër më të mëdhatë në rajonin e Ballkanit, duke u kthyer në një projekt konkurrues në një treg shumë më të gjerë se sa tregu shqiptar.

Vlora Marina është konceptuar për të ofruar jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por gjithashtu të sjellë edhe një qasje të re në hospitality, sektor ende i pakonsoliduar me standardet e duhura në Shqipëri.

Numri në rritje i kroçerave që ndalojnë në brigjet e Shqipërisë, shtimi i linjave direkte të fluturimi si ajo e fundit e Ryanair me 18 destinacione nga Tirana në Europë, kanë çuar në një rritje domethënëse të vizitorëve të huaj drejt Shqipërisë.

Numri i lartë i turistëve është faktor kyç që ka nxitur nevojën për investime të tilla elitare të afta të ofrojnë shërbime Premium.

Ky zhvillim i ri dhe ambicioz, tashmë ka nisur të marrë vëmendjen dhe të zgjojë interes të lartë edhe tek mediat e huaja. Agjencia italiane e lajme  ANSA, ishte e fundit që e cilësoi Vlora Marina pjesë të “shpërthimit” të turizmit në Adriatik.

Sipas studimit të kryer nga Risposte Turismo, një kompani italiane e specializuar në kërkimin dhe konsulencën e turizmit,  Shqipëria ka patur rritjen më të madhe në pellgun e Adriatikut, me 53.9% pasagjerë më shumë se një vit më parë, me një rritje më të madhe dhe përpara Malit të Zi, Greqisë, apo Italisë.

Lexo edhe :  Gonxhja: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore

Sipas studimit, industria e kroçerave dhe në veçanti segmenti i trageteve do të jenë sektorët që do të përfitojnë më shumë nga investimet e reja në trevjeçarin e ardhshëm.

Ndërsa nga shifrat zyrtare në vend, në 4-mujorin e parë të 2023-shit,  janë regjistruar 8 % më shumë pasagjerë nga kroçierat krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Punësimi cilësor dhe zhvillimi ekonomik që do të gjenerojë ky projekt, pritet ta kthejnë Vlorën dhe Shqipërinë në një nga vendet më konkurruese në industrinë e turizmit elitar, në rajonin e Ballkanit e më tej në gjithë pellgun e Mesdheut.

Në një kohë kur ndërtimi i këtij superprojekti transformues ka filluar, parashikimet e para janë që  ekonomia e Vlorës  të përfitojë rreth 4,3 milionë euro në vit nga të ardhurat kur ai të jetë plotësisht funksional.

I vendosur në një nga pozicionet më të favorshme të qytetit, Vlora Marina sjell për herë të parë në Shqipëri një zhvillim urban miks, krejt autentik.

Në një Marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim gjatë gjithë vitit, apartamente Premium me pamje ekskluzive nga deti dhe një rrjet të njohur të brandeve luksoze me 5 yje të hotelerisë.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV