32 vite PS/ Prurje të reja në PS-në e “vjetër”, çfarë po paralajmëron Rama?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 32-vjetorin e themelimit të PS-së dhe në vitin e dhjetë të qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nismën e re për hapjen e partisë, duke artikuluar se kjo forcë politike duhet të shkëputet nga interesat personale të drejtuesve të lartë. Mesazhi për ish-minisstrat dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar dhe “druajtja” se besimi i qytetarëve mund të kthehet në braktisje, nëse pushteti qëndror dhe lokal shkëputet nga problematikat e njerëzve.

Partia Socialiste ka festuar 32-vjetorin e krijimit të saj në një takim ku pavarësisht pjesëmarrjes së madhe nisja dhe fundi I evenimentit ishte fjalimi I kryetarit të PS-së, njëhershëm kryeministri I vendit Edi Rama. Në fjalën e tij është ndalur në leximin e votës dhe mbështetjen që ka marrë nga qytetarët, por me duajtjen se ashtu sikurse I kanë dhënë besim, ashtu mund edhe të ndëshkohen për atë që nuk ka funksionuar mirë në këto vite. Shkeputja e zyrtarëve të lartë, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë të administratës nga problemet e qytetarëve konsiderohen nga Rama si fenomen shqetësues. “Ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Duhet të shkojmë përtej PS. PS duhet të jetë qendra e gravitetit por jo territori ekskluziv i veprimatrisë politike dhe sociale të njerëzve. Duhet të hapim rrugë të reja për të integruar në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe njerëzit që dëshirojnë të ecin përpara. Por duke i parë pikërisht aty, ku ata morën një vendim pa u marrë vesh me njeri-tjetrin, vendimin për të ecur vetëm përpara. Kjo është një frymë, sa e jashtëzakonshme, aq edhe e rrezikshme. Prej saj vjen mesazhi i nevojës popullore për një komunitet të ri politik. Kryebashkiakët tanë duhet të hapin shtigje të reja ndërveprimi me individët që kanë nevojë të dëgjohen. Deputetët tanë duhet të jenë dëshmitarët e këtij bashkëpunimi”-tha Rama. Duke u ndalur në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, Rama u kujtoi të zgjedhurve njerzillëkun në raport me problemet e qytetarëve. “Dhe për të mbyllur shtigje nga ato të mëparshmet, të ndahemi nga njerëzit me dorën e gjatë. Prioriteti i prioriteteve të qeverisjes sëonë vendore duhet të jetë njerëzillëku, sepse ajo votë, ajo shumicë që kapërceu 60 % në Kamëz dhe Shkodër, është në kërkim të diçkaje. Është në nevojë për diçka, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon. Por mos mendoni se do të jenë gjatë duke pritur për ne, nëse nuk nxitojmë për t’ja dhënë. Mandati i 14 majit duhet të jetë një mandat që duhet të përfitojë rrugën e dhënieve të titujve të pronësisë mbi tokën. U kemi vënë në dispozicion bashkive një ligj të ri, për të gjithë ata fermerë dhe blegtorë që punojnë në tokat e tyre, që njohin shumë mirë njëri-tjetrin, por nuk njohin ligjin 7501. Kalimi i shërbimit të kadastrës vetëm në platformën E-Albania duhet të jetë fillimi i fundit të kësaj rruge. Si mund të jenë qytetarët të kënaqur nga ne kur u del shpirti nga ankesat”-tha Rama, ku si fenomen shqetësues të pazgjidhur cilëson problemet me hipotekat në lidhje me çështjen e pronësisë në vend.

Ish-ministrat e arrestuar dhe drejtësia

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në ditëlindjen e 32 të PS foli edhe për raportin që kjo forcë politike ka me drejtësinë. Duke qenë se disa deputetë dhe ministra që ka pasur kjo qeveri ndodhen në burg, Rama u shpreh se me reformën në drejtësi të gjithë janë të barabartë para ligjit. Rama deklaroi se me drejtësinë e re Partia Socialiste i ka “hyrë detit në këmbë”, por theksoi se Shqipëria e fëmijëve tanë do të jetë pikërisht kjo, ku drejtësia do të veprojë njësoj për të gjithë. Kyeministri tha se drejtësia e re është një pasqyrë që flet shume, por theksoi se “po t’i afrohesh kësaj pikture ka shumë boshllëqe, ka gjymtyrë që rrinë keq, ka detaje të neveritshme të pikturuara nga dhënësit dhe zëdhënësit e drejtësisë së re”. “Ky raport ka nisur me burgosjen e liderit të partisë, ka vazhduar me shtrirjen e dorës së të burgosurit në drejtim të të burgosurit. Është zhvilluar më pas si një raport respekti për pavarësinë e gjyqësorit, por edhe si një raport me plagë të hapura nga gjyqësori i përdorur politikisht kundër nesh. Pastaj është ngritur në nivelin historik të reformës në drejtësi kur kjo parti i hyri në këmbë atij deti që asnjë forcë politike më parë, as e kishte marrë mundimin ta vëzhgonte me dylbi. PS është e vetmja parti në pushtet që as ka vrarë njeri, as ka burgosur njeri dhe as ka rrahuar një njeri për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët më të lartë të lidhur me pushtetin drejtpërdrejt dhe ndërkohë kanë mbështetjen e partisë që është në pushtet. Kjo është piktura e madhe që flet shumë. Fatkeqësisht nuk flet shumë për ne qe jetojmë sot, ose flet shumë por flet më shumë duke pasur parasysh sa shumë flet për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”-tha Rama. Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe arrestimin e dy ish-ministrave të PS-së dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. “Unë e di shumë mirë që po t’i afrohesh kësaj pikture ka shumë boshllëqe ka gjymtyrë që rrinë keq, ka detaje të neveritshme të pikturuara nga dhënësit dhe zëdhënësit e drejtësisë së re, por mos harroni se ky është deti që ne i kemi hyrë në këmbë dhe 4-5 vite për të ndërruar kursin e një historie qindra vjeçare shkëputje totale nga perëndimi ndarje me zjarr e me hekur nga Evropa në mos janë sekonda janë minuta për historinë. Ashtu sikundër gabimi dhe faji nuk kanë si të përjashtohen në këtë proces jo vetëm për ata që shkojnë para drejtësisë, por edhe për ata që thërrasin para drejtësisë”, tha Edi Rama.

Lexo edhe :  Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çështja e Kosovës dhe Kurti

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është ndierë mirë që draft-statuti i tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është pritur mirë nga partnerët ndërkombëtarë. Komentet Rama i bëri në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ku tha se kjo forcë politike ka qenë gjithmonë krah Kosovës. Rama tha se ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë qëllime të njëjta, por kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për të arritur këto qëllime. “Shikoni edhe Kosovën dhe historinë e saj, kur endej i panjohur Hashim Thaçi me shokë punonin bashkë me Fatos Nanon dhe Majkon, kur lufta arriti kulmin, ne socialistët shqiptarë kemi qenë aty në çdo instancë dhe forum ndërkombëtar. Shqiptare ishte edhe ajo partia tjetër që ka qenë në qeveri 2 herë para nesh, kur Shqipëria me bekimin e asaj partia theu embargo e vendosur nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe nisi furnizimin me naftë për tanket e Millosheviçit. Ajo parti persekutoi këtu në Tiranë militantët e UÇK. U fol kundër luftës së UÇK dhe marrëveshjes së Rambujesë.Kosova ka hyrë në një impas të rrezikshëm, duke u vetë-izoluar nga miqtë e saj, në një moment kur i ka ardhur mundësia që ta fitojë edhe në mënyrë diplomatike luftën, që ushtarakisht Serbia e ka humbur pa asnjë të drejtë apeli kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Qëllimi ynë dhe i udhëheqjes në Kosovë, qëllimi im dhe i kryeministrit në Kosovë janë të njëjutë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi i shohim ndryshe. Për mua kursi i përplasjeve me aleatët është një aventurë. Mua më vjen mirë që përpjekja për zgjidhjen e çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe është pritur shumë mirë. Ndërsa sipas atyre që thonë se secila prej palëve duhet ta bëjë vetë asociacionin ashtu siç duan vetë. E para ata janë me komunizmin në kokë dhe e dyta ky rajon nuk është vetëm i tyre, është edhe i yni dhe disa të tjerëve. Prandaj nëse atyre u vjen më përmbarë të luajnë akoma luftash cerek shekulli pasi lufta ka mbaruar, ndërkohë që as njëra palë e as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë, sepse aty është Amerikë, është NATO. Aleatëve tanë po u soset durimi. Unë po u them që ne jemi kundër asaj loje luftash”, u shpreh Rama. Rama shtoi se ata që kundërshtojnë draft-statutin e tij për asociacionin, duhet të kuptojnë se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm i tyre dhe nuk mund të luajnë ‘luftash’ kur lufta ka çerek shekulli që ka përfunduar.

Të fundit

“PD shpalli ‘tradhtarë’ numëruesit e vet, ‘firmosi’ numërimin elektronik”

JAKIN MARENA Brenda Partisë Demokratike ka nisur një përplasje e fortë dhe me pasoja aspak të mira në lidhje...

Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg duke blerë Euro, por nuk ka efekt!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

Izrael-Iran, SHBA merr vendimin e parë pas situatës!

Pentagoni po zhvendos anije luftarake dhe burime të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit dhe të trupave...

Vuçiç: Kemi surpriza nga dy vende për pavarësinë e Kosovës

Në Pragë, ku po merr pjesë në punimet e forumit të lartë GLOBSEC, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të hzvillojë edhe një bisedë...

Interi nxjerr në shitje yllin e skuadrës, e vlerëson 40 mln euro

"Gazzetta dello Sport" raporton se Inter është i gatshëm të shesë Hakan Calhanoglu, me kushtin vetëm që klubi i ardhshëm i mesfushorit turk duhet...

Lajme të tjera

Web TV