Dikur frekuentohej nga vendasit, sot Lukova destinacion i të huajve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Subjektet turistike në Lukovë kanë nisur përgatitjet, për të pritur pushuesit që do t’i drejtohen fshatit turistik, për ujërat e kristalta dhe terrenin malor njëkohësisht. Fshati turistik i frekuentuar në masë nga turistët vendas, ka rënë në sy të të huajve.

Një e re holandeze, ka planifikuar 1 javë të pushimeve të saj në Lukovë, për qetësinë dhe natyrën.

“Është java jonë e dytë në Shqipëri, javën e parë e kaluam në fshatin në krahë në Piqerras ndërsa tani jemi këtu. Po kërkonim për një akomodim të ri dhe gjetëm këtu një apartament afër detit.

Është dita jonë e tretë në këtë plazh është shumë qetë, det i hapur , nuk ka muzikë më pëlqen shumë kur vendi është i qetë. Ushqimi është i mirë, ka diell më pëlqen çdo gjë këtu,” – tregoi ajo.

Edhe pse të huajit po e vizitojnë gjithnjë e më tepër, shqiptarët vazhdojnë të mbeten besnik të bregdetit të Lukovës.

“Unë vijë për të kaluar një 3-4 orë këtu, të qetësohem, të pushoj dhe të iki prapë. Tani është sezoni që është e nevojshme të pushosh, të relaksohesh, të marrësh rreze,” – tha një qytetar.

Në një pikë pushuesit shqiptarë e të huaj bien dakord, Lukova duhet të promovohet më shumë, për shkak të potencialit të madh turistik që ka.

“Patjetër është e bukur, ka plazhe të bukura, ka gjithçka të bukur, natyra, deti, lokalet. Ka goxha hapësirë për të ndenjur, nuk është e nevojshme të rrish në shezlongë mund të rrish në rërë,” – tha një qytetare.

“Ky vend nuk është komercial, është vend unik. Këtu ka një potencial të madh turizmi që nuk është zhvilluar ende. Do ta sugjeroj te miqtë e mi sepse këtu është bukur dhe lirë ndryshe nga çfarë mund të shpenzosh në Greqi apo Turqi,” – tregoi holandezja.

Lexo edhe :  Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Lukova është e fundit në jug që popullohet, por më pushuesit besnik dhe të huajt që po e zbulojnë për herë të parë, ka mundësinë të kthehet në një nga destinacionet më të vizituara.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV