Rama: TEA, inovacioni më i ri i qeverisë përmes Agjencisë së Turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eventet turistike të Shqipërisë, TEA, quhet aplikacioni më i ri që do të hidhet në treg pas dy ditësh nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ku publikoi edhe videon promovuese të këtij aplikacioni.

“Inovacioni më i ri i qeverisë shqiptare, këtë herë përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, tha Rama.

Aplikacioni TEA do të jetë i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion mund të gjenden aktivitetet që do të ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend.

Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Për këtë aplikacion është bashkëpunuar me të gjitha bashkitë, organizatat dhe ambasadat. Në të gjitha qytetet e vendit ka një program shumë të mirë nga institucionet e kulturës siç është Cirku, Teatri i Kukullave, TKOB, Teatri Kombëtar, evente gjithashtu të organizuara në mënyrë të dedikuar nga Ministria e Turizmit në bashkëpunim me kompani të ndryshme. Këto aktivitete do të shtrihen gjatë gjithë sezonit për të gjitha grupmoshat dhe do të jenë me data, vendndodhje dhe tipologji.

Të fundit

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Kristof Valtc, aktori që u bë simboli i ushtarakëve nazist të inteligjencës

Nga Leonard Veizi Hans Landa nuk është thjesht një personazh; ai është një maskë e sofistikuar e pushtetit që flet në shumë gjuhë, buzëqesh me...

Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që...

Norvegjia ndalon pijet energjike për fëmijët, shpërthen debati kombëtar

Qeveria norvegjeze ka bërë të ditur se vendi nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke...

Lajme të tjera

Web TV