Çfarë po ndodh? Temperaturat në tokë dhe në det shënojnë rekorde të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sërë raportesh të reja mbi klimën kanë nxjerrë në pah temperatura të jashtëzakonshme si në tokë ashtu edhe në det.

Temperaturat mesatare globale të ajrit në sipërfaqe për ditët e para të qershorit 2023 ishin më të lartat – me një diferencë të konsiderueshme – për periudhën e vitit në të dhënat e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Bashkimit Evropian, të operuar nga ECMWF. Kjo është pas një prej majave më të ngrohta të regjistruara.

Temperaturat globale të sipërfaqes së detit arritën një nivel të ri në maj për të dytin muaj radhazi dhe në qershor po ndjekin nivele të paprecedentë për këtë periudhë të vitit, veçanërisht në Atlantikun e Veriut.

Shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti një vlerë mujore rekord të ulët në maj, hera e tretë në 2023 që vlera mujore ka arritur një rekord të ulët.

Sipas Dr Anthony Rea, Drejtor i Infrastrukturës në Organizatën Botërore Meteorologjike dhe kreu i Sistemit Global të Vëzhgimit të Klimës, temperaturat e jashtëzakonshme të sipërfaqes së detit po bien këmbanat e alarmit.

“Në nivel global, temperaturat e sipërfaqes së detit janë mesatarisht 0.2 gradë më të ngrohta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por duhet marrë parasysh

Nga sipërfaqja e përgjithshme e oqeaneve globale dhe kapaciteti i tyre kalorifik, ai përfaqëson në fakt një sasi të madhe të energjisë termike të absorbuar nga oqeani.

Kjo vjen me një kosto, duke përfshirë ndikimet e mundshme në modelet e motit, intensifikimin e cikloneve dhe humbjen e biodiversitetit, siç është zbardhja e shkëmbinjve koralorë”, tha Dr Rea.

Të fundit

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit,...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Lajme të tjera

Web TV